1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Italianët kanë humbur durimin

Hausen, Kirstin6 Prill 2013

Edhe një muaj pas zgjedhjeve Italia është ende pa qeveri. Italia është në gjendje ekonomike me të vërtetë të keqe dhe politikanët mendojnë vetëm për veten dhe lojrat e tyre.

https://p.dw.com/p/18Als
Fotografi: picture-alliance/dpa

Politikanët e kanë hallin vetëm tek lojërat e tyre për pushtet, jo tek e mira e vendit, mendon Antonio Crispi, kamerier në një bar në Napoli. Ai kishte votuar per koalicionin e qendrës së majtë që për pak nuk e fitoi shumicën në senat dhe tani është duke kërkuar për një partner koalicionit. "Berluskoni është i papranueshme, por në qoftë se ai do të bëjë vend ndonjë fytyre të re nga partia e tij ....", thotë Crispi, duke e lënë pa përfunduar fjalinë.

Pier Luigi Bersani am 22.03.2013
Pier Luigi BersaniFotografi: Reuters

"Governissimo", koalicioni i madh mes të djathtëve dhe të majtëve do të ishte një zgjidhje për shumë italianë, por jo për Pierluigi Bersanin, liderin aleancës së majtë. Ai u përpoq me të gjitha mjetet për të fituar si partner për një qeveri nën udhëheqjen e tij Lëvizjen Pesë yje të ish-humoristit Beppe Grillo - por pa sukses.

Kriza ekonomike ashpërson krizën politike

Grillo duhet t'i thërrasë më në fund mendjes dhe të heqë dorë nga refuzimi i tij", thotë Kristina Zunecchi, e cili kishte votuar për atë. Fakti se ai po e mban premtimin e tij në fushatë për të mos hyrë në koalicion me ndonjë parti tjetër, vërtetë e habit dhe e revolton atë. "Ne jemi në gjendje ekonomike me të vërtetë të keqe dhe politikanët mendojnë vetëm për veten dhe lojrat e tyre. Kjo më revolton. Djali im i madh ka mbaruar universitetin shkëlqyeshëm dhe ka dy vjet që nuk gjen punë. As tjetri që ka mësuar zanat nuk gjen punë, më i vogli është ende në shkollë. Burri im ka punë, por pagat janë tepër të ulëta në krahasim me koston e jetesës." Ajo ngre supet, paguan te Antonio kafenë dhe niset për në shtëpinë e saj.

Italien Wahlen Parteien Bewegung fünf Sterne Beppe Grillo
Beppe GrilloFotografi: Reuters

Zgjedhjet e reja si rrugëdalje?

Jo vetëm në Napoli - në gjithë vendi po shtohet padurimi i qytetarëve. Edhe në qendrën e ekonomisë italiane në Milano diskutohet për rrugët për të dalë nga ngërçi politik. Giulietta Poma, libërshitëse mendon se zgjedhjet e reja janë në këto rrethana zgjidhja më e mirë.

Roli i presidentit të shtetit

Përpjekjet e presidenti Giorgio Napolitano për t'i dhënë fund krizës politike, italianët i ndjekim me ndjenja të përziera. Nga njëra anë është mirë që ai ka mbledhur një këshill ekspertësh me eurodeputetë nga të gjitha palët për të diskutuar urgjentisht reformat e nevojshme si e drejta për të votuar. Në anën tjetër, emrat e ekspertëve hasin në kritika të gjera. Asnjë grua, dhe as fytyra të reja nuk ka, të gjithë njerëz që merren prej 30 vjetësh me politikë, si do të sjellin ata ide të freskëta. Kjo nuk mund të funksionojë mendon Erica Pazzetto dhe psherëtin.

Demokrati Renzi

Simpatinë e italianëve po e fiton në këtë krizë Matteo Renzi, kryetari i Bashkisë së Firences dhe sfidanti brenda partisë i Pierluigi Bersanit. Ai kërkon pasoja pasi Bersani dështoi në përpjekjet për të formuar një qeveri me Pesë yjet.

Në rast se do të ketë zgjedhje të reja ai do të kandidojë si dhe kandidat kryesor për Partinë Demokratike. "Më shumë se 90 për qind e qytetarëve mendojnë se ne jemi duke humbur kohë të çmuar", thotë ai. Sipas sondazheve, ai mund të fitojë  36 për qind të votave. Këto nuk mjaftojnë për të krijuar një qeveri. Dhe kush do të ishte partner koalicioni i preferuar i Renzit? Ka dyshime se ai mund të formojë koalicion me Silvio Berlusconin. Po Renzi thotë: "Unë qëndroj për të renë, Berluskoni për të vjetrën."

Matteo Renzi Wahlen Italien
Matteo RenziFotografi: picture-alliance/dpa

Fjalë të forta këto, por qytetarët i marrin me rezerva. Ata e kanë humbur në pjesën më të madhe besimin tek politikanët e tyre.