1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Islamistët përpiqen të rekrutojnë refugjatë

Presidenti i Entit Federal për Mbrojtjen Kushtetuese: Mbi 340 raste përpjekjesh të islamistëve për të rekrutuar refugjatë në Gjermani.

Islamistë radikalë po shkojnë në strehimoret e azilantëve dhe refugjatëve në Gjermani për t'u përcjellë atyre ideologjinë e tyre dhe për t'i rekrutuar. "Deri tani ka mbi 340 raste, që na janë bërë të njohura", tha presidenti i Entit Federal për Mbrojtjen Kushtetuese, Hans-Georg Maaßen. "Por këto janë vetëm ata për ne dimë, ndërkohë që numri mund të jetë edhe më i madh.“ tha ai

Maaßen tha se institucioni i tij i ka informuar dhe sensibilizuar drejtuesit e strehimoreve të refugjatëve për këtë problem. "Ne jemi të shqetësuar që salafistët dhe islamistët e tjerë bëjnë reklamë dhe përpiqen të fitojnë pasues në strehimoret e azilantëve."

Zëvendëspresidenti i shërbimit sekrtet gjerman, Thomas Haldenwang, kishte paralajmëruar në fillim të gushtit se refugjatët ishin larguar prej fundamentalistëve islamikë, por nëse ata zhgënjehen në Gjermani, ata mund të hapen për ideologjinë e tyre.

Roli i xhamive radikale

Maaßen deklaroi tani se "Ndër azilkërkuesit që vjnë në Gjermani ka shumë të rinj myslimanë të besimit sunit. Ata vijnë shpesh nga amjedise konservative islamike dhe duan të shkojnë të premteve në xhami ku flitet arabisht." Në Gjermani ka shumë xhami ku flitet arabisht që janë salafiste. "Ato përbëjnë pararojën e radikalizimit. Kjo është e rrezikshme. Prandaj shumë prej tyre janë nën vëzhgim ", tha Maaßen. "Në Gjermani xhamitë në gjuhën arabe nuk janë të organizuara dhe mundësitë e shtetit për të ndikuar ndaj tyre janë relativisht të pakta."

Sipas tij autoritetet e sigurisë kanë arritur pas atentateve në disa qytete të Evropës në përfundimin, se IS-i nuk pritet të dërgojë vetëm skuadra terrori në Evropë, por se vepra terroriste mund të kryejnë edhe individë që radikalizohen vetvetiu ose që marrin urdhër për vepra të tilla.