...ish-presidenti i Bullgarisë Zhelju Zhelev:
2 Prill 2013"Ato na jepnin lajme edhe për gjendjen reale në vendin tonë, që në kuptimin medial ishte izoluar pas një muri kinez. Forca depërtuese e këtyre radiove ia doli të çante perden e informacionit të mbyllur nga pushtetmbajtësit. Regjimi komunist e dinte se liria e informacionit do të thoshte rrezik vdekjeje për pushtetin, prandaj tek programet perëndimore futeshin zhurmuesit. DW filloi të luante një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, sidomos në vitet e fundit, para ndryshimit. Kur organizatat opozitare në Maj të vitit 1989 dorëzuan një peticion në parlamentin bullgar, teksti u lexua në programin e Deutsche Welle-s. Përmes saj, peticioni mbërriti edhe tek mediat e tjera perëndimore dhe e gjithë bota u informua për raprezaljet kundër intelektualëve opozitarë dhe pakicës turke në Bullgari. Ky akt u madje bë shkak i arrestimit të 16 opozitarëve. Deutsche Welle telefonoi asokohe me gruan time që të konfirmote lajmin. Pikërisht kur ajo nisi të numërojë emrat, biseda u ndërpre menjëherë nga punonjësit e sigurimit që përgjonin. Por Deutsche Welle nuk u dorëzua, gruaja ime u telefonua disa herë, derisa ia doli të shqiptonte edhe emrin e fundit."