1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

IS, Turqia dhe kontrabanda e naftës

Rusia akuzon presidentin turk Erdogan, se është i implikuar personalisht në kontrabandën e naftës në territoret e IS-it. Dëshmi ende nuk ka. Por e sigurtë është, se nafta e IS-it kalon në territorin turk.

Türkischer Erdölhafen

Porti i çisternave të naftës Ceyhan në Turqi

Akuzat janë të rënda: Rusia e akuzon udhëheqjen turke, se është direkt e implikuar në tregtinë me naftë të organizatës terroriste "Shteti Islamik" (IS). "Blerësi kryesor i naftës së vjedhur nga Shteti Islamik në Siri dhe në Irak është në Turqi", tha zëvendësministri i mbrojtjes Anatoli Antonov të mërkurën (02.12) në Moskë. "Sipas të dhënave që posedojmë janë të involvuar edhe udhëheqja politike e vendit, presidenti dhe familja e tij". Ai nuk përmendi detaje.

Presidenti rus Vladimir Putin në samitin e klimës në Paris dhe në fjalimin drejtuar kombit në Moskë ngriti gjithashtu akuza të rënda kundër Turqisë. Rusia ka informacione, sipas të cilave nafta nga territoret e IS-it kalon përmes Turqisë. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan reagoi me vendosmëri: "Nëse vërtetohet një gjë e tillë, fisnikëria e vendit tonë e kërkon që unë të mos mbetem në post", e citon atë Agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu.

Erdogani gjeti mbështetje nga Ushtria e SHBA-së. "Kjo është groteske", tha zëdhënësi i Ushtrisë së SHBA-së në Irak Steven Warren (02.12). "Ne hedhim kategorikisht poshtë çdo mendim, që Turqia bashkëpunon në një farë mënyre me IS-in."

Informacione të mëparshme për kontrabandë me naftë

Prej kohësh ka informacione për furnizime me naftë në Turqi nga zonat e kontrolluara prej IS-it në Irak dhe në Siri. Në qershor 2014 juristi Ali Ediboglu, deputet i partisë opozitare CHP nga provinca në kufi me Sirinë Hatay tha, se deri në qershor të atij viti në Turqi është shitur naftë nga territoret e IS-it në vlerën e rreth 800 milionë Dollarëve amerikanë. Për këtë janë ndërtuar enkas linja të reja naftësjellëse.

Në gusht të të njëjtit vit edhe gazeta turke TARAF informonte për kontrabandë nafte nga Siria në Turqi. "Sasia e furnizuar në ditë e naftës është afërsisht 1500 ton", shkruante gazeta: "Kjo i përgjigjet një kuote prej 3,5 përqind të konsumit ditor në Turqi."

Çmimet e favorshme krijojnë tregun

Në pranverë 2015 studiuesit George Kiourktsoglou dhe Alec D. Coutroubis nga Universiteti britanik Greenwich publikuan një studim mbi kontrabandën e dyshuar të naftës. Në këtë studim thuhet, se në shkurt 2015 IS ka arritur një sasi prodhimi prej 45.000 Barrel në ditë. Kësisoj IS merr të ardhura ditore në vlerën mes një deri në tre miliardë Dollarë, përllogarisin dy autorët. Nafta nga territoret e IS-it është dukshëm më e lirë se sa ajo që shitet në tregun e rregullt. Nëse çmimi për naftës së shitur rregullisht është rreth 80 dhe 100 Dollarë për Barrel, IS ofron naftën e vet për 25 deri në 60 Dollarë. Një treg krijohet nga çmimi.

Të dy studiuesit kanë hulumtuar veçanërisht në portin turk të çisternave Ceyhan në Jug të vendit. Aty janë konstatuar paralele që bien në sy mes aktiviteteve ushtarake të IS-it dhe shtimit të ngarkesave: "Duket, se gjithmonë atëherë kur IS lufton në afërsi të territoreve me rezerva nafte, rriten eksportet nga Ceyhani." Të dy studiuesit e vërtetojnë këtë duke iu referuar tri periudhave kohore në korrik 2014, në tetor/nëntor të të njëjtit vit dhe në janar/shkurt të 2015.

Megjithatë autorët tërheqin vëmendjen, që të mos shihet si dëshmi për kontrabandën korrelacioni mes luftimeve të IS-it dhe sasive të eksportuara. Kjo nuk qendron. Sidoqoftë raporti mes luftimeve dhe shifrave të eksportit në port të lenë ta hamendësosh një gjë të tillë. Po ashtu ky raport pak dëshmon për implikimin e autoriteteve turke në aktivitetet e kontrabandës.

Russland Offiziere des russischen Verteidigungsministeriums schauen sich angebliche Beweise für den IS Ölschmugel in die Türkei

Oficerë rusë të Ministrisë së Mbrojtjes (02.12) duke parë të dhëna të supozuara si provë për involvimin e Turqisë në kontrabandën e naftës.

Lufta kundër kontrabandës politikisht me risk

Të dhënat e hulumtuara nga Kiourktsoglou dhe Coutroubis lënë të kuptohet, se përse aleanca ndërkombëtare kundër IS-it për një kohë të gjatë ka qenë e ngrutë në luftë kundër kontrabandës. Ndonëse SHBA vërtetë pas sulmeve në Paris ka shkatërruar gati një të tretën e 900 automjeteve të flotës së kamionëve të IS-it, deri tani me sa duket ato kanë mundur relativisht të papenguar ta dërgojnë mallin e tyre tek klientët.

Arsyeja për qendrimin e rezervuar: shumë njerëz përfitojnë prej kontrabandës. IS-i angazhon në territoret e veta njerëzit për nxjerrjen e naftës si dhe në biznesin e kontrabandës. Kësisoj atyre u lejohet që në territoret e tyre të pasura me naftë të hapin puset e veta. Ata lejohen që naftën ta shesin edhe vet jashtë vendit. Një kamion, që transporton 30.000 litra naftë të papërpunuar dhe e çon atë me sukses në destinacion, i sjell menaxheusit të vet për çdo rrugë një fitim prej rreth 4000 Dollarë. "Rezultati i kësaj politike (të IS-it, shën. i red.) është një mbështetje e madhe për Kaliaftin", shkruajnë Kiourktsoglou dhe Coutroubis.

Pikërisht kjo e ka stepur gjatë koalicionin kundër IS-it, që ta ndërpresë kontrabandën. Ata kanë frikë, se pjesëmarrësit në kontrabandë përmes sulmeve mund të nxiten edhe më shumë në krahët e IS-it. Sepse është ai që u ofron atyre bazën e bizneseve. Kush e shkatërron këtë bazë, i bën kontrabandistët armiq.

"Turqia shumë gjatë ka qendruar indiferente"

Deri tani Rusia nuk ka paraqitur dëshmi për supozimin, se familja Erdogan është e implikuar në kontrabandën e naftës. Megjithatë është e mundshme, që autoritetet turke nuk e kanë ndaluar në mënyrë konsekuente kontrabandën, thotë Jan Techau, drejtor i Institutit Carnegie Europe. Për radion kombëtare gjermane, Deutschlandfunk, ai e shpjegoi kështu përgjegjësinë e autoriteteve turke: "Flladi i së vërtetës është, se Turqia shumë kohë ka qendruar indiferente, kur bëhej fjalë për itineraret tregtare të Shtetit Islamik, kur bëhej fjalë për mbylljen e kufijve për tregtarët, që në fakt këtë kufi e kanë shfrytëzuar si lidhjen më të rëndësishme drejt botës perendimore të hapur për tregjet. Në këtë drejtim Turqia është ngarkuar me mjaft përgjegjësi."

Pas sulmeve terroriste të Parisit aleanca ndërkombëtare e ka vënë më intensivisht në shënjestër flotën e çisternave në shërbim të IS-it. Rreziqet politike të kësaj sipërmarrjeje janë të njohura: shkatërrimi i automjeteve çisternë mund t'i dhurojë edhe më shumë përkrahës IS-it. Por sulmet kanë edhe efekt për t'i shterruar financat e organizatës terroriste. Kalkulimi i koalicionit kundër IS-it është i qartë: sa më shumë IS-i humbet fuqinë financiare, aq më shumë humbet edhe interesi i simpatizantëve dhe përfituesve ndaj tij.