Irani shpreson tek Evropa | Bota | DW | 16.10.2017
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Irani shpreson tek Evropa

Strategjia e re ndaj Iranit e presidentit amerikan Trump, po e orienton Iranin ndaj Evropës.

Irani dëshiron të vazhdojë t'i përmbahet marrëveshjes për lëndët bërthamore, dhe shpreson që Evropa do të bëjë rezistencë ndaj presidentit amerikan Donald Trump. Prej kësaj varet edhe nëse Irani do të vazhdojë apo jo t'i përmbahet kësaj marrëveshjeje, tha ministri i Jashtëm i Iranit, Mohamed Dshavad Sarifi.

Deri tani evropianët i kanë hedhur poshtë kritikat e Trumpit ndaj marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015. Sipas Mohamed Dshavad Sarifit kjo marrëveshje është "edhe një test për evropianët, nëse ata janë në gjendje që të luajnë në skenën politike botërore edhe një rol të pavarur nga SHBA-ja."

May dhe Merkel i qëndrojnë marrëveshjes

Kryeministrja britanike Theresa May dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u shprehën gjatë një telefonate se ato vazhdojnë ta mbështesin marrëveshjen atomike. Zëdhënësja e kryeministres britanike tha po ashtu se May dhe Merkel kishin theksuar po ashtu se bashkësia ndërkombëtare duhet të bierë edhe më tej dakord për të prapësuar veprimet destabilizuese të Iranit në rajon.

"Krah qendror i përhapjes së terrorit"

Kurse kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu e quajti qëndrimin e ashpër të SHBA-së ndaj Iranit si një vendim të rëndësishëm. Në rast se nuk ndryshon gjë, Irani do të ketë pas pak vitesh një arsenal armësh bërthamore, tha Netanjau.

Netanjahu përshëndeti edhe deklaratën e Trumpit për të vendosur sanksione ndaj gardave iraniane të revolucionit, të cilat kryeministri i Izraelit quajti "krahu qendror i përhapjes së terrorit në botë." Sipas marrëveshjes mes Iranit, dhe vendeve me të drejtë vetoje në OKB, SHBA, Rusi, Kinë, Francë dhe Britania e Madhe, si dhe Gjermanisë, Irani duhet të heqë dorë nga zhvillimi i armëve bërthamore, kurse bashkësia ndërkombëtare do të heqë sanksionet ndaj këtij vendi.