1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Iran: Sfidat e Ruhanit

Hasan Ruhani u kthye brenda disa javësh në një kohë të pashpresë në figurë shprese për popullsinë iraniane.

Iranianëve u pëlqejnë surprizat. Shteti befason shoqërinë, shoqëria befason shtetin dhe të dyja së bashku befasojnë komunitetin ndërkombëtar. Vazhdimisht. Tani përsëri në zgjedhjet presidenciale në vend.

Nuk priteshin surpriza

Pasi Këshilli Mbikqyrës kishte përjashtuar rreth 99 për qind të kandidatëve nga zgjedhjeve dhe kishte lënë pak hapësirë për surpriza, në garë ishin vetëm gjashtë kandidatë: i moderuari Hasan Ruhani dhe pesë konservatorë. Në mesin e konservatorëve, nuk ishte asnjë kandidad vërtetë të preferuar. Ruhani konsiderohej si relativisht e panjohur. Pra fillimisht u mendua se do të ketë një raund balotazhi - sipas gjithë gjasave mes dy kandidatësh konservatorë. Por çdo gjë u zhvillua krejt ndryshe.

Zgjedhjet presidenciale në Iran u vendosën që në raundin e parë. Numërimi i votave zgjati më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Prandaj, tensioni u rrit me çdo orë derisa Ministria e Brendshme iraniane njoftoi zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve. Askush nuk e kishte pritur një fitore kaq të thellë të Ruhanit. Si qe një gjë e tillë e mundur?

Fugurë shprese në një kohë të pashpresë

Gjendja sociale në Iran është jashtëzakonisht e mjerueshme. Papunësia e lartë, inflacioni i shfrenuar, një ekonomi në stanjacion, sanksione dërrmuese dhe të tjera dominojnë jetën e përditshme në këtë vend teokratik. Këtyre u shtohen plagët politike nga shtypja e dhunshme e lëvizjes së protestës pas zgjedhjeve të fundit në vitin 2009.

Jamsheed Faroughi

Jamsheed Faroughi

Një situatë e tillë nuk është e qëndrueshëm për një kohë të gjatë dhe në mënyrë të paevitueshme çon në një pakënaqësi të thellë, e cila reflektohet në rezultatet e zgjedhjeve. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Iran ishte një jo e qartë ndaj politikës bërthamore dhe asaj të jashtme të konservatorëve, dhe njëkohësisht një humbje e konsiderueshme e liderit fetar, Ayatollah Ali Khamenei.

Hasan Ruhani u kthye brenda disa javësh në figurë shprese për popullsinë dhe kjo në një kohë shumë të dëshpëruar. Ai u përball që nga dita e parë me sfidat e mëdha dhe ekzistenciale. Nga njëra anë ai duhet të gjejë shpejt një mënyrë për të vënë në lëvizje bisedimet për programin bërthamor që kanë ngecur në vend dhe të kërkojë kompromise dhe për të ndryshuar me themel politikën e jashtme provokative dhe joproduktive. Sepse vetëm kështu ai mund të shpresojë për zbutjen e konfliktit, lehtësimin e sanksioneve dhe për të përmirësuar problemet shoqërore. Nga ana tjetër ai duhet të kërkojë pajtim me popullin. Kjo është e mundur vetëm nëse ai u jep fund masat represive kundër popullit, nëse liron të burgosurit politikë, heq menjëherë gjendjen e arrestit të shtëpisë për reformatorët Mousavi dhe Karoubi dhe garanton lirinë e shtypit dhe lirinë e qasjes në informacion.

Me Ruhanin lidhen padyshim shpresa të mëdha. Sidomos kur dihet se rruga për qëllime të tilla është e pjerrët dhe shkëmbore. Nga njëra anë, drejtuesit fetarë kanë në çështjet më të rëndësishme, si konflikti nuklear, gjithmonë fjalën e fundit. Nga ana tjetër, konservatorët kanë shumicën në Parlament. Kështu fitorja në zgjedhjet presidenciale është vetëm hapi i parë. Që pritjet e mëdha mund të çojnë në zhgënjime të mëdha, njerëzit në Iran e kanë përjetuar shpesh. Por këtë herë, koha nuk pret dhe çmimi për një zhgënjim tjetër është shumë e lartë.