1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Integrimi i të kthyerve nga Evropa në Maqedoni

13 Shkurt 2010

Në Maqedoni vazhdon kthimi i personave që kanë qëndruar në vendet e Bashkimit Evropian, pa status te rregulluar. Numri i sakt nuk dihet, por vetëm në tre muajt e parë të këtij viti pritet kthimi i reth 400 personave.

https://p.dw.com/p/M0VW
Familja QailiFotografi: Fatos Musliu

Pas ratifikimit të një sërë marveshjeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian për kthimin e qytetarëve të Maqedonisë që në mënyrë joligjore kanë qëndruar në vendet e BE-s, ministria për Punë dhe Çështje Sociale ka përpiliar strategji për pranimin e personave të riadmisuar. Në muajin e parë të këtij viti në Maqedoni është kthyer vetëm një person, ndërsa deri në përfundim të tremujorit të parë pritet kthimi i reth 300 deri 400 personave pa leje qëndrimi në vendet e BE-së.

Numri i sakt i personave të kthyer në Maqedoni nuk dihet, sepse kthimi i tyre është bërë edhe në mënyrë vullnetare që nënkupton mos evidentimin në regjistrin e personave të kthyer. Po cili është fati i atyre që janë kthyer? Si janë adaptuar ata pas kthimit në Maqedoni?

Përvoja e familjes Qaili

Proekt Skopje 2014
ShkupiFotografi: Petr Stojanovski

Familja Qaili nga Shkupi, shtatë vite ka qëndruar në Gjermani me statusin e azilkërkuesit. Kryefamiljari vendosi në fund që të të kthehet në vendëlindje dhe për këtë vendim nuk është zhgënjyer, tre fëmijët e tij megjithë problemet me adaptimin janë integruar me sukses në rrjedhat e jetës.

"Kur shkuam në Gjermani isha vetëm 5 vjeç, vazhdova shkollën deri në klasën e katërt. Kaluam një periudhë shumë të mirë dhe ishte një jetë e mirë fëmijrore për mua, pasi që u rrita me standarde të mira të jetës. Pas kthimit kisha vështërsi në shkollë, sepse nuk dija mirë të flasë shqip", rrëfen Hasibe Qaili.

Ëndërrat për Gjermaninë

Ajo në asnjë moment nuk ishte shkëputur nga gjuha gjermane, lexonte vazhdimisht libra edhe komunikon me vëllan në gjuhën gjermane. Tani është absolvente në fakultetin e gjuhës dhe letërsisë gjermane në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ambiacia e saj është të mbarojë edhe masterin për gjuhë gjermane. Hasibja ka edhe një dëshirë të parealizuar- të vizitojë Kajzerslauternin, qytetin ku ka jetuar në Gjermani.

"E kamë si ëndër ta vizitojë lagjen, të takojë shoqërinë, t'i shoh rrugët ku kam luajtur si femijë dhe shkollën ku kamë mesuar", thotë ajo.

Enesi, vëllau i Hasibes, me mall e kujton periudhën e kaluar në Gjermani.

"Prej moshës katër vjeç jamë marrë me futboll. Kam luajtur për skuadren e juniorëve të Kajzerslauternit, kam shënur mjaft gola, disa herë jam shpallur edhe golashënuesi më i sukseshëm", thotë Enes Qaili. Pas kthimit në Shkup ai regjistrohet në fakultetin e sportit dhe njëherësh luan për skuadrën e futbollit „ Shkupi“. Por shpreson që një ditë të luajë në ndonjë skuadër të Bundesligës.

"Po, ajo është shpresa dhe dëshira ime më e madhe. Nëse kam fat ndoshta edhe do të luajë atje", thotë Enesi.

Hasibja dhe Enesi janë të vendosur që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në vendëlidje. "Guri peshon në vendin e vet", thotë Hasibja. "Ardhmërinë time e shoh në vendlindje, studiojë këtu dhe do të marrë diplomë të Maqedonisë, që do të më mundësojë punësim. Këtu kam edhe familjen time, më të afërmit e mi", thotë ajo.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Bahri Cani