1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Indonezi: Shumë të vdekur e të plagosur nga cunami

23 Dhjetor 2018

Një cunami përfshiu brigjet e Indonezisë duke i marrë jetën 200 vetëve dhe rreth 1000 janë plagosur. Vërshimi gjigand ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në vend.

https://p.dw.com/p/3AZJG
Indonesien Sundastraße Tsunami
Fotografi: Getty Images/AFP/Ronald

Të shtunën në mbrëmje (22.12) sipas orës lokale, një dallgë shkatërrimtare përfshiu brigjet e Indonezisë pa asnjë sinjal paralajmërues. Cunami preku ishullin jugor Sumatra dhe pikën perëndimore të Javës. Dhjetra ndërtesa u shkatërruan, kur dallga u përplas në tokë. Videot në internet tregojnë banorët në panik përgjatë bregdetit që me drita dore përpiqeshin të mbërrinin në zona më të larta për t’i shpëtuar vërshimit të cunamit. 30 vetë konsiderohen të humbur, vuri në dukje një zëdhënës i autoritetit të mbrojtjes nga katastrofat. 

Sipas të dhënave të deritanishme cunami me sa duket është pasojë e një reaksioni zinxhir: Nga shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau, i njohur si "fëmija"  malit historik të zjarrit Krakatau, ka ndodhur një rrëshqitje toke nën ujë, e cila më pas ka shkaktuar cunamin.  NJë efekt përforcues ka pasur edhe forca tërheqëse e Hënës. "Ky kombinim ka shkaktuar cunamin e papritur ", tha zëdhënësi i autoritetit të mbrojtjes nga kastrofat, Sutopo Purvo Nugroho. Gjeologët janë duke hulumtuar saktësisht, se si ka mundur të ndodhte kjo. Numri i viktimave mund të jetë në rritje. 
Zonat më të prekur ajanë ishulli Sumatra dhe Java. Sipas Nugrohos janë shkatërruar 430 shtëpi, nëntë komplekse hoteesh, dhjetë anije dhe dhjetra makina. Dëme nga cunami njoftohen edhe në plazhin turistik Carita.
Kujtime të hidhura ngjallen edhe prej katastrofave të mëparshme të cunamit në Indonezi: Në shtator një tërmet shkaktoi cunami që përfshiu ishullin SUlavezi me pasojë 2200 të vdekur e mijëra të plagosur. Edhe më të rënda kanë qenë pasojat e cunamit më 26 dhjetor 2004 në Oqeanin Indian, ku si pasojë humbën jetën rreth 230.000 vetë. 

Anak Krakatau është një ishull i vogël, që ka dalë në sipërfaqen e ujit një gjysmë shekulli pas shpërthimit të Kratakatau. Kur ai shpërtheu më 1893, Kratakatu shpërndau një re hiri  20 km. në lartësi duke shkaktuar cunami. Pasojat u ndjenë në të gjithë botën. Indonezia ndodhet në rrethin e zjarrit të Paqësorit, që është një ndër zonat më aktive gjeologjike të botës. Nga lëvizjet e kores së Tokës aty vazhdimisht ndodhin shpërthime vullkanesh dhe tërmete.Shteti ishull ka më shumë vullkane aktive se në të gjitha vendet e tjera të botës. 
vfb/AR/pgr/se (dpa, ap, rtr, afp)

Indonesien Sundastraße Tsunami
Fotografi: picture-alliance/dpa/Google
Indonesien Sunda Strait Tsunami
Fotografi: Getty Images/AFP/Semi