1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

I humbur dhe i gjetur - Lufta në Bosnje e Hercegovinë

Gjatë lufës së Bosnjë e Hercegovinës u hap shërbimi i Deutsche Welle-s për gjetjen e të zhdukurve. Redaktorja e programit në gjuhën boshnjake Jasmina Rose kujton...

"Kërkohet e reja me dy nipa..." Menjëherë pas hapjes së shërbimit të Detusche Welle-s në gjuhën boshnjake, lajme të tilla në kërkim të njerëzve të zhdukur gjatë luftës së Bosnjë e Hercegovinës ishin jashtëzakonisht të shumta. Shumë njerëz në këtë vend kishin humbur më të dashurit dhe lidhjet me njerëzit e zhdukur gjatë luftës, apo të ikur në ndonjë vend tjetër. Gati gjysma e popullatës së Bosnjë e Hercegovinës ishte zhvendosur, ishte në arrati. Ata ishin shumë të interesauar që të dinë diçka për fatin e më të dashurve, familjes, farefisit, miqve. Shumë prej tyre shtronin edhe pyetjen: a thua janë të gjallë diku?

Në kërkim të familjarëve

Çdo ditë në orën 9:00, në valët e Radio Deutsche Welle-s, fillonte emetimi i emisionit në gjuhën boshnjake, ku lexoheshin letra dhe telefonata të njerëzve që kërkonin familjarët apo miqtë e tyre. Pas këtyre letrave dhe telefonatave fshiheshin fate shumë tragjike të njerëzve, si për shembull të atyre që e kishin mbijetuar masakrën e Srebrenicës dhe tani kërkonin njerëzit e tjerë. Thirrjet telefonike më së shumti vinin nga hapsirat e ish - Jugosllavisë. Ndërsa letrat më së shumti nga Gjermania, sepse në këtë vend ishte vendosur numri më i madh i refugjatëve nga Bosnjë e Hercegovina - rreth 300.000. Të tjerët kishin ikur në vende të tjera të Evropës dhe Amerikës. Një letër na ka ardhur madje edhe nga Fixhi. Emisionet tona transmetoheshin përmes satelitëve dhe në Bosnje - përmes vëlëve të Radio Sarajevës.

Në këtë mënyrë Deutsche Welle mori praktikisht rolin e Kryqit të Kuq. "Dua të falënderoj që më keni ndihmuar të gjej familjen time - disa në Bosnje, të tjerët në Danimarkë e madje edhe në Kanada", shkruante një boshnjak nga Shtutgarti i Gjermanisë. Ndërsa një tjetër shkruante: "Emisioni juaj për ne ka rëndësi jetike! Faleminderit DW dhe shumë sukses në gjetjen e njerëzve të tjerë dhe ribashkimin e familjeve". Në vitet e ardhshme kemi raportuar edhe për aksionet e ndihmave dhe misionet e politikanëve gjermanë në Bosnjë e Hercegovinë.

Refugjatë boshnjakë në Gjermani

Refugjatë boshnjakë në Gjermani

"Dritarja e vetme"

Deutsche Welle ishte për një kohë të gjatë dritarja e vetme për shumë banorë të Bosnjë e Hercegovinës, një nga burimet e rralla të pavarura të informimit. Nuk do ta harroj kurrë një letër të ardhur nga Srebrenica, një vit para masakrës: "Ju jeni dritarja jonë e vetme që na lidh me botën. Ne nuk kemi këtu rrymë, por inxhinierët tanë e kanë ndërtuar mbi lum një transfostacion të vogël, sa për të dëgjuar Deutsche Wellen."

Ndihma për njerëzit në luftë dhe në zonat e tilla është edhe një prej ideve qendrore të DW-së. Ndaj edhe nuk është aspak befasie që si muzikë hyrëse e emisioneve të Detusche Welle-s ishte zgjedhur melodia Beethoven-it nga opera "Fidelio": "Vëllai kërkon vëllanë" dhe në qoftë se ai mund ta ndihmojë, do ta ndihmojë me dëshirë." Dhe Deutsche Welle e ka ofruar këtë ndihmë - me shumë dëshirë.

Se çfarë mirënjohjeje gëzon DW për rolin e saj në Bosnjë e Hercegovinë kjo mu bë e qartë disa vite me vonë, kur vizitova Sarajevën me një grup politikanësh nga Gjermania. Njërit prej tyre desha t'i tregoj një kafene të vjetër tradicionale. Trokita në derë dhe doli një grua. Me një fytyrë të ngrsur ajo tha: "Kafeneja është e mbyllur!" Disa sekonda më pas hodhi një shikim drejt zotërisë pranë meje dhe pyeti: "Nga vjen ky?"

"Nga Gjermania", u përgjigja. "Nga Gjermania? Atëherë me siguri që është njeri i mirë. Hyni brenda. S'do të paguani asgjë, jeni mysafirët e mi!"