Robert Redford mbush 80 vjeç
18 Gusht 2016Robert Redford mbush 80 vjeç. Ai është një ndër aktorët më të sukseshëm dhe karizmatikë të Hollywood-it. Por ai ka xhiruar edhe nëntë filma si regjisor.
Disa nga filmat e tij si regjisor janë "Një familje krejt e zakonshme" (1980). Me këtë film, i pari i tij si regjisor ai fitoi në vitin 1981 çmimin Oscar. Më tej pasuan "Nga mesi buron lumi" (1992), "Quiz Show" (1994) dhe "Përshpëritësi i kuajve" (1998), melodrama emocionale të vëna në skenë me mjeshtëri.
I vendosur dhe i pavarur
Robert Redford, i lindur më 18 gusht 1936, në Santa Monica, në Kaliforni, ka qenë gjithmonë i vëmendshëm në rolet që ka përzgjedhur dhe nuk e ka përdorur famën e tij ndërkombëtare për të vrapuar nga një party në tjetrën në Hollywood.
Me regjisorin e tij të preferuar, Sydney Pollack, ai ka punuar për gjashtë filma.
Mbështetje për demokratët
Robert Redford është aktivist politik dhe shoqëror dhe simpatizant i demokratëve. Ai angazhohet për një Amerikë liberale. Në rastet e filmave që kritikojnë sistemin e Hollywood-it dhe të SHBA-së ai e ka marrë vetë përsipër edhe rolin e regjisorit.
Sundance Film Festival
Distancën e tij prej shkëlqimit të sipërfaqshëm të Hollywoodit Robert Redford e ka shprehur edhe me angazhimin e tij në vitet 1980 për një festival të vogël filmi në shtetin federal Utah. Me ndihmën e tij ky festival u shndërrua në një platformë të rëndësishme për filmat e pavarur. Nga viti 1991 ky festival quhet "Sundance Film Festival" dhe është i njohur në të gjothë botën.