Humanisti i madh Albert Schweitzer
Deri më sot ai konsiderohet si simboli i lidhjes së shkencës me humanizmin: mbajtësi i çmimit Nobel për paqen, Albert Schweitzer (1875-1965). Një vështrim në jetën e tij të trazuar.
Ambasador i humanizmit
Ai konsiderohet si simbol i lidhjes së shkencës me humanizmin, nobelisti i Paqes Albert Schweitzer (1875-1965). Gjatë vitit 2013 ai do të nderohet me aktivitete të shumta, pasi angazhimi i tij për një botë më të mirë dhe të drejtë ishte shumë i larmishëm. Një vështrim në jetën e tij të trazuar.
Fëmijë i Alzasës
Albert Schweitzer u rrit si djali i një famulltari në Günsbach të Alzasës. Fotografia e tregon me familjen në vitin 1885 (radha e sipërme, në mes). Alzasa dekadat që pasuan i përkiste herë Francës e herë Gjermanisë. Kjo pasqyrohet edhe në jetën e Schweitzer-it: ai zotëronte thuaj njësoj mirë frengjishten dhe gjermanishten, studioi në Paris dhe Strasburg.
Gjithnjë Bach-u
Albert Schweitzer ishte një erudit universal: ai studoi teologji dhe filozofi, mbrojti tituj shkencorë në të dy disiplinat. Schweitzer studioi jetën e Jezusit dhe Palit dhe u bë madje profesor filozofie. Por dashuria e tij e vërtetë ishte muzika: qysh fëmijë ai luante me pasion organo dhe gjatë gjithë jetës iu përkushtua veprës së kompozitorit gjerman Johann Sebastian Bach.
Mjek dhe idealist
Muzikë, shkencë, besim: profesori i ri Albert Schweitzer i kishte të gjitha dyert të hapura në vitin 1902, për të parashikohej një karrierë e shkëlqyer akademike. Por Schweitzer donte të merrte përgjegjësi. Për këtë arsye në 1905 filloi të studionte mjekësi. Së bashku me gruan e tij Helene (në foto), me të cilën u martua në 1921, kishte një ëndërr: një spital në Afrikë.
Mjek për Afrikën
Në 1913 bashkëshortët Schweitzer bënë gati valixhet dhe morën një anije për në Afrikë. Në Gabunin e sotëm ata ngritën spitalin e parë Albert-Schweitzer. Këtu "Grand Docteur", siç e quanin shpesh pacientët, shihet gjatë një operacioni.
Mik i të gjitha gjallesave
"Respekti për jetën" për Albert Schweitzer-in nënkuptonte respektin për të gjitha krijesat e gjalla. Ai u angazhua edhe për mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve. Kështu spitali në Lambarene u kthye në një strehë për kafshë si pelikanët, macet dhe qentë. Schweitzer konsiderohet sot si pionier i ambientalizmit.
I palodhur për pacientët e tij
Gati 50 vjet punoi humanisti për spitalin në Lambarene. Atje Albert Schweitzer ishte njëherësh mjek, administrator, mjeshtër ndërtimi dhe mik i njerëzve. Situata financiare e spitalit ishte vazhdimisht delikate. Për këtë arsye mbledhja e dhurimeve dhe dërgimi i letrave të falenderimit ishte një nga detyrat e tij kryesore. Në spital ai priste edhe shumë të ftuar.
Protestë kundër bombës atomike
Për veprën e tij humanitare Albert Schweitzer u nderua në vitin 1954 me çmimin Nobel për paqe. Në vitet '50 dhe '60 ai e shfrytëzoi famën e tij për të luftuar me nobelistë si Albert Einstein dhe Linus Pauling kundër armatosjes nukleare. Në 23 prill 1957 Schweitzer dërgoi një "Apel drejtuar njerëzimit" dhe kundër armëve bërthamore nga Radio Oslo (në foto).
Angazhim deri në moshë të thyer
Luftën Albert Schweitzer nuk e pranonte pasi "na bën fajtorë për çnjerëzi". Deri në vdekje Schweitzer luftoi për paqen dhe iu drejtua direkt edhe njerëzve me pushtet si qeveria e presidentit John F. Kennedy. Albert Schweitzer u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare në 04.09.1965 në Lambarene. Në foto shihet me bashkëshorten Helene në vitin 1956.