1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Hija politike e Putinit

Shanset më të mëdha në garën presidenciale të Rusisë i ka zëvendëskryeministri aktual, Dmitrij Medvjedjev. Për shumicën qytetarëve rusë ai është pasardhësi ideal i Putinit, por e ka edhe një cen

default

Plakatë e fushatës elektorale në Rusi

Kush hyn në faqen e internetit të kandidatit Dmitrij Medvedev (www.medvedev2008.ru) shikon një politikan të qeshur dhe rinor që di ta paraqesë veten nga ana e mirë. Aty do të gjesh mbi 150 fotografi të medvjedjevit. E sheh duke punuar, tek viziton shkolla, spitale, në ambjent privat me të shoqen, Svetlanën, gjatë meshës së Krishtlindjeve dhe gjithmonë në krahun e presidentit aktual, Vladimir Putinit. Nuk ekziston asnjë dyshim se cili është drejtimi politik, në të cilin Medvjedjevi do ta udhëheqë vendin. Qysh në dhjetor 2007, kur e emëruan për kandidat për president, Medvjedjevi do të theksonte: Medvjedev: „ Unë mendoj se është e nevojshme që të sigurohet vazhdimësia e kursit që ka ndjekur vendi ynë gjatë tetë viteve më të fundit. Ky kurs e ka ruajtur vendin si nga kolapsi ekonomik e social ashtu edhe nga lufta civile. Ky është kursi i presidentit Putin." Dmitrij Medvjedjev konsiderohet si një nga njerëzit më besnikë të Vladimir Putinit dhe shijon mbështetjen e tij të plotë. Dy politikanët e njohin njëri-tjetrin qysh nga koha e viteve 90-të nga veprimtaria e përbashkët në Petersburg. Ishte Putini, i cili e solli Medvjedjevin në vitin 1999 në Moskë. Juristi me profesion drejtoi aty fushatën elektorale presidenciale. Hapat e mëtejshëm në karrierën e tij nuk do të prisnin gjatë. Dmitrij Medvjedjev u bë Kryetar i Këshillit Mbikqyrës në koncernin energjetik Gazprom, shef i shtabit në Kremlin dhe së fundi, në nëntor 2005, ai u bë zëvendësministri i parë i qeverisë ruse. Në radhë të parë ai merret me projekte prestigjioze, si ndërtimet e banesave, shëndetësinë, arsimin si dhe ekonominë agrare, sektorë, të cilët subvencionohen nga shteti për të përmirësuar gjendjen sociale të popullsisë.
Putin: „Dmitrij Anatolje v i ç Medvjedjev është një njeri mjaft i sinqertë. Ai ka punuar në shumë sektorë të rëndësishëm, të cilët nuk janë shumë të lehtë. Mund të them me plot përgjegjësi, se për Dmitrij Medvjedjevin kanë përparësi interesat e shtetit dhe të qytetarëve të tij".
Sergej Mironov, kryetari i Këshillit Federal të Rusisë dhe kryetar i partisë proqeveritare "Rusi e Drejtë" mendon:
Mironov: „Medvjedev është një jurist i mrekullueshëm, i cili e njeh fare mirë jo vetëm të drejtën civile, por edhe atë ndërkombëtare. Ai e njeh shumë mirë sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë së brendshme. Shkurt: Ai është profesionist. Ajo, çka për mua është më e rëndësishme është që ai është një këshilltar i ngushtë i Vladimir Putinit." Por, a ka me të vërtetë vetëm anë pozitive i protezhuari i Putinit, Medvjedjev? Kjo pamje rrezatuese e kandidatit ideal ka një cen. Është më se e sigurtë që ai do të dalë fitues nga zgjedhjet e sotme (2 mars 2008), por ku janë rivalët e tij? Nuk mund të flitet për një garë të mirëfilltë demokratike. Vëzhguesit e huaj i shikojnë me mospëlqim zhvillimet në Rusi. Sigurisht, që shumë syresh e njohin Dmitrij Medvjedevin. Ai konsiderohet si liberal dhe nuk ka kontakte me qarqet e shërbimit të fshehtë. Debuteti liberal gjerman Harald Leibrecht thotë se cila është aresyeja për këtë mospëlqim: Leibrecht: "Këto zgjedhje nuk janë demokratike, por ky kandidat është më i pranueshmi në kushtet ekzistuese. Për momentin na duhet të pajtohemi me këtë gjendje." Dmitrij Medvjedjev sundon qysh sot në raportet e mediave ruse si zëvendëskryeministër, si kandidat për president dhe në të ardhmen, për këtë nuk ka dyshim askush, edhe si president i Federatës Ruse.
  • Data 01.03.2008
  • Autor Britta Kleymann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DGQ4
  • Data 01.03.2008
  • Autor Britta Kleymann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DGQ4