1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hidroavioni më i madh i botës

26 Dhjetor 2017

Kina ndërmerr një hap tjetër i fuqi udhëheqëse botërore në fushën e teknologjisë dhe të ekonomisë.

https://p.dw.com/p/2pwDa
China AG600 Amphibienfahrzeug
Fotografi: Reuters

Inxhinierët kinezë të avionëve shënuan gjatë Krishtlindjeve një arritje superlative. Hidroaeroplani më i madh në botë i prodhuar në Kinë bëri më 24 dhjetor fluturimin e tij të parë.

Avioni AG600 i prodhuar nga sipërmarrja  shtetërore e avionëve Avic, u nis për një fluturim njëorësh nga qyteti jugor i Zhuhait. Agjencia shtetërore të lajmeve Xinhua njoftoi se ky avion i tipit turboprop është projektuar për 50 pasagjerë.

China Feier Baubeginn Airbus A 330 Auslieferungswerk Tianjin
Fotografi: Reuters/K. Kyung-Hoon

Avionët mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake, por ata janë të destinuar për operacione shpëtimi në det dhe për fikjen e zjarreve në pyje. Avioni i ri hidraulik ka afërsisht madhësinë e një avioni Boeing 737 dhe është në këtë mënyrë shumë më i madh se çdo aeroplan tjetër që mund të ulet në ujë. Krahët e avionit kanë një hapje prej 38.8 metrash. Ai mund të fluturojë në një distancë deri në 4,500 kilometra dhe mund të qëndrojë në ajër dymbëdhjetë orë.