1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Hetimi i BE: Aeroportet gjermane probleme me personelin e kontrolleve

Të futësh armë në bordin e avionit është relativisht e lehtë në aeroportin e Frankfurtit. Boris Suchan, ekspert për kontrollet e sigurisë, shpjegon se ku janë mangësitë dhe çfarë përgjegjësie kanë edhe pasagjerët.

"Bild am Sonntag" në një artikull të sajin shkruante se hetimet e BE kanë dalë në përfundimin se një në dy përpjekje për të futur armë në bordin e avionit është e sukseshme nga aeroporti i Frankfurtit. Ju surprizon kjo?

Boris Suchan: Mua më surprizon përqindja e lartë. Në stres ndonjë gjë edhe mund të kalojë, por që të ishte kjo përqindje nuk e kisha pritur. Asistentët e sigurisë janë të mirëpërgatitur.

Besoni se në aeroporte të tjera gjermane situata është më e mirë?

Prof. Dr. Boris Suchan SCHLECHTE QUALITÄT

Prof. Dr. Boris Suchan

Përqindjet mund të variojnë, por edhe në aeroporte të tjera gjermane kështu është, të paktën tek ata që punojnë në të njëjtat kushte si ai i Frankfurtit. Në Izrael do të kontrolloheni më gjatë për shembull, kontrollet zgjasin më shumë atje. Në Gjermani u diskutua të përdorej edhe skaneri i trupit, në të cilin nuk duket nudo trupi i njeriut. Më mirë kaloj në një skaner të tillë, se sa të bëhem copash në 10 mijë metra lartësi.

Sa e vështirë është për shembull të zbulohen thikat e xhepit nga rrezet Röntgen?

Nëse në xhepa keni shumë gjëra metalike, thika fshihet mes tyre dhe është e vështirë ta zbulosh, sidomos kur nuk ka një formë normale. Një thikë është varianti më i thjeshtë. Ka shumë elementë, që nëse bashkohen me njëri tjetrin, mund të bëhen të rrezikshëm, si bateri, kabllo, etj. Në Amerikë çantat kontrollohen rregullisht nga punonjësit e sigurisë, ndërsa në Gjermani nuk më ka ndodhur asnjëherë.

Ka në Gjermani mangësi në trajnim?

Njerëzit bëjnë dhjetë javë trajnim për të qenë asistentë të sigurisë në aeroport dhe më pas gjithashtu bëjnë sërish trajnime. Ata trajnohen të gjejnë materiale të rrezikshme edhe në situata të vështira. Por puna në realitet ka standarte të tjera.

Çfarë roli luan motivimi në punë?

Doktorantja ime Jenny Katinka Krüger ka dalë në përfundimin se asistenët e sigurisë trajtohen keq nga pasagjerët. Edhe pse ata paguhen 15 euro në orë, sërish nuk është shumë motivuese.

Pra edhe pasagjerët mbajnë një lloj përgjegjësie për këtë situatë?

Asistenetët e sigurisë duhet të punojnë në një ambjent, ku nuk ngacmohen nga pasagjerët. Pasagjerët nuk duhet të mendojnë, se ata janë disa njerëz, që i pengojnë në rrugën e tyre, por duhet t'i shohin si mbrojtës të jetës së tyre.

Boris Suchan është profesor i Neuropsikologjisë në Univeristetin e Bochum-it. Përveç të tjerash ai drejton projektin studiues: DEFAKTOS – Strategji të reja për përgatitjen e punonjësve të kontrollit në aeroporte. Projekti financohet nga Ministria Federale për Arsimin