Haradinaj nuk ekstradohet në Serbi
27 Prill 2017Reklamë
Drejtësia franceze vendosi të refuzojë kërkesën e Serbisë për dërgimin e Ramush Haradinajt në Serbi për gjykim për krime lufte. Një gjykatë në Colmar vendosi mosekstradimin e Haradinajt dhe shfuqizimin e ndalimit të lëvizjes.
Autoritetet serbe akuzojnë Haradinajn për krime ndaj popullsisë serbe në vitet 1998-1999. Vetë politikani 48 vjeçar i sheh akuzat si të motivuara politikisht. Më 4 janar Haradinaj u arrestua në Francë mbi bazën e një urdhërarresti serb.