1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapa përpara megjithatë kujdes!

Ani Ruci17 Tetor 2008

Raporti i radhës i OSBE-së për Shqipërinë përmban vlerësime pozitive per reformat, ndërkohë që i tërhiqet vëmendja qeverisë të mos ushtrojë kontroll mbi Drejtësinë.

https://p.dw.com/p/Fbxr
Fotografi: AP

Refomat janë objekti i vlerësimeve të larta pozitive të OSBE-së për ecurinë demokratike të Shqipërisë gjatë vitit 2008. Në raportin e rradhës, të paraqitur në Këshillin e Përhershëm te organizatës në Vjenë nga ambasadori i Pranise së OSBE- së në Shqipëri, Robert Bosch, të publikuar sot në Tiranë, vlerësohet si sukses marrëveshja e arritur mes dy partive më të mëdha, PD dhe PS për programin e reformave.

NATO lädt Kroatien und Albanien offiziell zum Beitritt ein
Banderola me rastin e ftesës së anëtarësimitFotografi: picture-alliance/ dpa

"Konsensusi ndërpartiak, shkruan raporti, lidhet me ftesën që Shqipëria mori në samitin e Bukureshtit për t'u anëtarësuar në NATO. Kjo ngjarje përbën edhe faktorin parësor për të shpjeguar përse partitë kryesore politike filluan të zhvillonin një konsensus ndërpartiak për çështjet kryesore strategjike, qër pati një ndikim pozitiv në procesin e reformave.”

Raporti vlerëson taksën e sheshtë dhe sistemin e regjistrimit të bizneseve në one-stop-shop, si faktorë qëë kanë ndikuar për të reduktuar ekonominë informale dhe tregun e zi. Si një dukuri pozitive OSBE përmend studimin e Bankës Botërore, ku Shqipëria pozicionohet në pozita të barabarta me vendet e tjera të rajonit të Europës Juglindore. Por prezenca e OSBE vë në dukje se "potenciali për tregti dhe investim të huaj është ndrydhur nga shqetësimet që rrjedhin nga siguria ligjore dhe fizike e pronës, korrupsioni dhe çmimet e larta të operimit.”

Ausrufezeichen für Qantara blau gelb

Shqetësimet e OSBE-së

Shqetësimi kryesor i OSBE mbetet zvarritja e reformës zgjedhore. Në raport vihet në dukje procesi ka ecur shumë ngadalë dhe deri në fund të këtij muaji kodi i reformuar pritet të miratohet në Parlament. Sugjerim i OSBE drejtuar forcave politike parlamentare është arritja e një konsensusi sa më të gjerë të mundshëm. Paketa ligjore, për të cilën do të bihet përfundimisht dakord , vëren OSBE-ja duhet të lejojë kohë të mjaftueshme për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare 2009.

Gjyqësori është sektori ku kritikat e OSBE-së janë të ashpra. Në raport konstatohet se dy projektligjet, ai për ndryshimet në ligjin e prokurorisë dhe ai për administratën gjyqësore nuk luftojnë korrupsionin, por shtojnë kontrollin e qeverisë mbi gjyqësorin. "Këto dy projektligje shkruhet në raport, ngrejnë pikëpyetje mbi ndarjen e pushteteve dhe për këtë arsye kanë marrë kritika nga bashkësia kombëtare."

Një vëmendje të posaçme raporti i OSBE-së për ecurinë demokratike të Shqipërisë gjatë vitit 2008, i kushton hartimit të ligjit për ish-bashkëpunëtorët e policisë sekrete te kohes së regjimit komunist, SIGURIMI-it famëkeq. OSBE-ja vëren se shpreson që të arrihet një “zgjidhje e kënaqshme dhe e qëndrueshme për këtë çështje në të ardhmen e afërt.”

OSBE-ja në raportin e saj ka përfshirë edhe tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i depove të municioneve stoqe sovjetiko- kineze më 15 marsin e kjaluar humbën jetën 26 persona, u plagosën 300 të tjerë dhe u shkatërruan mijëra shtëpi. Ajo i bën thirrje politikës të mos ndërhyjë në hetimin e çështjes nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në luftën kundër korrupsionit, OSBE vëren se megjithëse një numër zyrtarësh të nivelit të mesëm u ndoqën penalisht, “zyrtarë të lartë publikë dhe grupe kryesore të krimit të organizuar mbeten ende ‘në gjendje të lirë'.”

Kthimi dhe kompensimi i pronave është një tjetër çështje që OSBE - ja e ka kaluiar në lupën e saj. OSBE vëren se çështjet e pazgjidhura të pronës kanë penguar përpjekjet për të zhvilluar një treg trojesh funksional dhe kanë frenuar investitorët e huaj.“

Sa per mediat ne Shqipëri raporti OSBE-se vëren se projektligji për transmetimet radio-televizive nuk ofron garanci të mjaftueshme dhe ka ende një mungesë përparimi në hartimin e një strategjie dixhitale të konsultuar gjerë.