Hanoveri mund Shalken
10 Prill 2010Reklamë
Borusia Mënhengladbah e ka pothuajse të sigurt qëndrimin në kategorinë e parë të futbollit. Ekipi mundi Ajntrahtin e Frankfurtit 2:0 duke i penguar kështu ambicjet e miqve për arritjen e Europa League-ës. Rezultatet e tjera të javës së 30-të janë deri tani këto: Berlin - Shtutgart 0:1, Mainc - Dortmund 1:0, Hanover - Shalke 4:2, Hofenhajm - Këln 0:2, Bremen - Frajburg 4:0. Takimi Leverkuzen - Bajern i Mynihut zhvillohet në mbrëmje. Nesër ndeshen Bohumi me Hamburgun dhe Nyrembergu me Volfsburgun. Rezultatet e ndeshjeve për kategorinë e dytë janë deri tani këto: 1860 Mynih - Arminia Bilefeld 3:1, Paderborn - Alen 2:0, Ahen - Koblenc 1:1, Kaizerslautern - Union Berlin 1:0, Kotbus - Dyseldorf 4:2.
Autor: dpa/rtr/Ajazaj
Redaktoi: Eliana Xhani