1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Grindje për mësimin e fesë në Greqi

Ciprasi donte një "modernizim" të mësimit të fesë në Greqi - por kisha është kundër

Pas spostimit majtas në Athinë oferta e ministrit të Arsimit Nikos Philis ishte e përcaktuar: si një lëndë neutrale "shkenca e fesë" duhet të zëvendësojë atë tradicionale, që mban notën e kishës ortodokse. Me këtë rinia greke nga viti shkollor 2016/17 për herë të parë do të merrte mësimin bazë edhe për fenë islame dhe besimin hebre - e kjo me qëllim edhe për të kuptuar më mirë dramën e refugjatëve. 

Nismën për këtë Ministria e Arsimit i ka ndërmarrë qysh me planet mësimore që janë në fuqi nga viti 2012. Këtë vjeshtë do të ripërtërihen edhe librat shkollorë. E me këtë ndërmjetësimi i besimit ortodoks në orën e mësimit do t'i përkasë së shkuarës. Por kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Hieronymus, nuk e pranon këtë: në një letër drejtuar kryeministrit Aleksis Cipras kreu i kishës kritikon librat e rinj shkollorë. Ndër të tjera Hieronymus konsteston, që mësimi i fesë zhvleftësohet në "filozofi", keqpërdoret për qëllime politike dhe të gjitha fetës përfshihen nën koncepte të njëjta.  Ai e konsideron të papërshtatshme edhe, që kriza e refugjatëve tematizohet si një "çështje e psikologjisë sociale", larg termave religjoze. Peshkopi i Kalavrytas, Amvrosios, e ka shfuqizuar me sa duket përkohësisht urdhëresën e dashurisë për tjetrin duke iu drejtuar me fjalë edhe më të qarta ministrit të Arsimit Philis: "T'u thaftë dora" deklaroi përfaqësuesi i kishës në një predikim në Mars.

Jo kushdo mund ta kuptojë kritikën e kishës ortodokse: "Ishte vetë kryepeshkopi  Hieronymus, ai që pati dhënë miratimin për planet e reja mësimore" tërheq vëmendjen në bisedë për DW Jannis Ktistakis, asistent profesor për shkencat juridike në Universitetin e Trakës. Si një bashkëpunëtor i ngushtë i Hieronymus-it vitin e kaluar ai ka marrë pjesë në hartimin e planeve mësimore, vë në dukje juristi. Aq më e pakuptueshme bëhet kritika e vonuar e kishës dhe kërkesa e saj për një "dialog" me shtetin. Versionin e tij të së vërtetës e tregon metropoliti i Naupakt, Ierotheos: "Deri tani ne nuk kemi zhvilluar një dialog të mirëfilltë me shtetin. Dialogu ishte vetëm një pret

ekst e gjtihçka tjetër, që thuhet përtej kësaj është irrituese" kritikon përfaqësuesi i kishës në intervistë në televizionin shtetëror ERT.

Mësimi i fesë çështje shtetërore

Fakti që ministri i arsimit Philis bën pjesë ndër dogmatikët ndër radhët e partisë qeverisësë të majtë e ndërlikon edhe më shumë çështjen. Kryeministri Cipras i detyruar nga rrethanat e ka marrë fjalën në këtë debat: pas një takimi me ministrin e Arsimit dhe kryepeshkopin Hieronymus të mërkurën (5.10.) të gjitha palët shprehën gatishmërinë, për të hyrë sërish në "dialog". Por çfarë do të thotë kjo? "Konkluzioni im është, që nuk kam një konkluzion" u shpreh me irritim përfaqësuesi i kishës. Me sa duket grindja vetëm po shtyhet. Sidoqoftë ministri i Arsimit vazhdon të insistojë, që mësimi i fesë në shkollat publike është çështje e shtetit. Por fakt është edhe, se kisha ia ka dalë, që sivjet të mos dalin librat e diskutueshëm shkollorë. Gazeta e Athinës Kathimerini sheh një tërheqje të kryeministrit të majtë. Konstitucionalisti Ktistakis kritikon taktikën ngurruese të klerit dhe bën fjalë për një "laicizëm" të një kishe ortodokse, e sila nuk do të kufizohet më vetëm tek detyrimet baritore: "Hirësia e tij (Hieronymus) paraqitet si një politikan, qendrimi i tij të kujton njerëzit partiakë dhe drejtuesit e sindikatave", kritikon jurisiti.

Kriza shtetërore në avancim?

Nuk është hera e parë që grinden kisha dhe shteti në vendin helen. Edhe në fillim të viteve tetëdhjetë kryeministri socialist Andreas Papandreou e pati shpallur si qëllim ndarjen e kishës nga shteti dhe pas protestave të kreut të atëhershëm të kishës Serafeim atij iu desh të tërhiqet. Megjithatë Papandreou pati një sukses të pjesshëm: qeveria e tij mundi për herë të parë të aplikojë në Greqi kurorëzimin në gjendjen civile dhe të ankorojë barazinë në të drejtën e familjes. Grindja u përsërit në vitin 2001, kur kryeministri socialist Kostas Simitis hoqi nga letërnjoftimet shënimin e besimit fetar. Ish-kryepeshkopi asokohe Chrisitodoulos mobilizoi përkrahësit e tij dhe mblodhi madje tre milionë nënshkrime kundër Simitisit, por pa sukses.

A do të shkaktojë tani reformimi i mësimit të fesë sërish një krizë shtetërore? Sipas mendimit të profesor Ktistakis me siguri që kjo mund të ndodhë, nëse ministri i Arsimit Filis do të detyrohet të tërhiqet. Sepse "në vitet tetëdhjetë Papandreou e sakrifikoi ministrin e Arsimit Tritsis, për t'i zbutur reagimet e kishës. Nën Simitisin iu desh të përjetojë të njëjtin fat edhe ministrit të Drejtësisë Stathopoulos. Nëse tani do të largohet edhe Philis? Një veprim i tillë do të ishte devijim prej rendit kushtetues", tërheq vëmendjen juristi.