1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Grindja ne Izrael rreth aparteidit

Sondazhet e fundit në Izrael dokumentojnë se hebrenjët janë distancuar edhe më shumë nga palestinezët. Kjo ka shkaktuar debate të ashpra.

default

Mediat izraelite

Titujt kryesor në gazeta kanë për qëllim të zgjojnë vëmendjen e lexuesve. Një shembull i suksesshëm ishte ai i Gideon Levy, komentatorit të gazetës izraelite "Haaretz". "Shumica e izraelitëve mbështesin regjimin e aparteidit", titullohej një koment i tij në tetor, i cili ka shkaktuar reagime të shumta në këtë vend. Vetë komenti i referohej një sondazhi të bërë publik më parë, ku shprehej mendimi i hebrenjëve për palestinezët. 69 % e të anketuarve janë të mendimit se palestinezët që jetojnë në Jordanin Perëndimor nuk duhet të kenë të drejtën e votës, në qoftë se Izraeli e anekton këtë pjesë. 74 % prej tyre janë të mendimit se hebrenjët dhe palestinezët duhet të jetojnë në rrugë të ndara. Ndërsa 38 % mendojnë se Izraeli duhet të anektojë pjesët ku janë ndërtuar ngulitje izraelite. Por 48 % ishin të mendimit të kundërt.

Apareid apo jo?

Israels Ministerpräsident Benjamin Netanjahu Januar 2010

Kryeminstri izraelit Benjamin Netanjahu

A mund të llogariten këto qëndrime si dukuri aparteidi? Grupi i tetë aktivistëve nga Universiteti Hebre në Jerusalem, i ngritur nga biokimiku Amiram Goldblum, është i përmbajtur. "Aparteidi ndjehet në ajër", dhe "Aparteidi ëshë i mundur në Izrael", konstatohet. Pas kritikave të ashpra, gazeta "Haaretz" u detyrua që pas disa ditësh të ndryshojë titullin e komentit të Levyt. "Shumica e izraelitëve nuk do t'ua jepnin palestinezëve të drejtën e votës, nëse do të anektohej Jordani Perëndimor", titullohet tani komenti.

Por në disa sondazhe të tjera thuhet se 49 % e izraleitëve janë të mendimit se shteti izraelit më shumë kujdeset për ta se sa për arabët. Ndërsa 42 % e të anketuarve nuk do të donin të jetonin pranë ndonjë fqinje arab dhe nuk do të dërgonin fëmijët në ndonjë shkollë me ta. Në komentin e Levyt thuhet se "gjëja më e rëndësishme ka qenë dhe mbetet se një pjesë e shoqërisë izraelite ka qëndrime të cilat jo vetëm që janë nacionaliste por edhe raciste."

Reagime të ashpra në internet

Israelische Siedlung im Gazastreifen

Ngulim izraelit në Rripin e Gazës

Që prej shkrimit të komentit ka pasur mbi 200 letra dhe reagime në internet. Interpretimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Disa thonë se në anketa janë pyetur shumë pak njerëz (503). Të tjerët pohojnë se edhe sondazhet me palestinezët do të rezultonin me rezultate të ngjashme. Ndërkohë që ka dhe shumë të tillë që mendojnë se pikërisht ky është mendimi që mbizotëron tek izraelitët. Por në një gjë të gjithë janë të një mendimi: qëndrimet ndaj palestinezëve kanë të bëjnë edhe me përkatësinë e ndryshme fetare. Në një intervisë për DW, Amiram Goldblum, shpjegon: "Izraeli nuk është më një shoqëri koherente, sikur në kohën e themelimit të shtetit. Prej asokohe, e djathta politike është forcuar. Ndërsa shoqëria izraelite është përçarë." Të këtij mendimi janë edhe vëzhgues të tjerë.

Shoqëria e përçarë

This montage shows some of the front pages of Israeli dailies featuring headlines, stories and pictures regarding the March 28 Israeli elections, seen in Jerusalem, Wednesday March 29, 2006. Clockwise from top left, Yedioth Ahronot, Maariv, Haaretz (English edition), and Haaretz. (AP Photo) (Ausschnitt)

E përditshmja Haaretz

Dallimet mes kampeve të ndryshme ideologjike në Izrael po thellohen gjithnjë e më shumë. Shkrimtari David Grossmann, bartësi i Çmimit të Paqës për tregun gjerman të librit, pozicionohet qartë: ai ka frikë nga mundësia e zhdukjes së shtetit sekular dhe vlerave liberale në Izrael. "Nëse ultraortodoksët marrin pushtetin, nuk mund të ketë demokraci, liri të shprehjes, barazi të gjinive apo të drejta për minoritetet. Homoseksualët trajtohen gati si kafshë, e të mos flasim për trajtimin e johebrenjëve në një shtet të tillë", pohon ai.

Sa i përket raportit me arabët, gjërat ende nuk kanë shkuar kaq larg, thuhet në konkluzionet e sondazhit. Shumica e izraelitëve edhe më tej janë kundër anektimit të territoreve me ngulitje hebreje. Por në rast vazhdimi të konflitktit izraelito-palestinez, qëndrimet do të ashpërsohen edhe më shumë. Nëse kjo do të rezultojë edhe me rritjen e aparteidit - për këtë po bëhet debate të ashpra në Izrael.