1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

071111 EU Finanzminister

7 Nëntor 2011

Në qendër të këtij takimi është gjendja në Greqi dhe në Itali, si dhe zbatimi teknik i masave për fuqizimin e fondit financiar të shpëtimit të euros.

https://p.dw.com/p/136Q0
Fotografi: picture alliance/ZB

Ministrat e financave duhet të shtypin pedalin e gazit për të rritur shpejtësinë. Vendimet e marra në samitin në fund të tetorit, duke pasur parasysh situatën kaotike në Greqi dhe Itali, duhen zbatuar sa më shpejt. Kështu u shpreh kancelarja gjermane pas konsultmeve për krizën në Kanë: „Kjo ka të bëjë veçanërisht me mundësitë e mbrojtjes, Firewall -murit të mbrojtjes nga zjarri –, sepse duhet të përpunohen shpejt opcionet."

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang SchäubleFotografi: AP

Eshtë më lehtë ta thuash, se sa ta bësh. Komisari i Ekonomisë së BE-së,Olli Rehn, ditën e dielë (6.11) e ka rritur edhe një herë presionin ndaj Athinës. Greqia ka shkatërruar besimin e patnerëve në eurozonës dhe ka bërë vetë hapin e parë për braktisjen e monedhës së përbashkët. Ministri grek i Financave duhet tju shpjegojë këtë të hënë bindshëm homologëve të tij të eurozonës, se në Athinë nga trazirat e javës së kaluar janë nxjerrë konkluzionet e drejta. Edhe ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble nuk la asnjë dyshim se tani ka ardhur momenti, që të shtrohet pyetja themelore: „Greqia duhet tani të marrë një vendim të besueshëm, nëse ajo është e gatshme dhe në gjendje për të qëndruar në eurozonë".

Në diskutim është vazhdimisht pagesa e këstit të ardhshëm nga shuma e përgjithshme e ndihmave në euro të vendosura për Greqinë. Tetë miliardët do të jepen, kur Parlamenti grek të ketë miratuar programin e reformave për kursime.

Shumë kohë nuk ka më

Belgien Deutschland EU Euro Angela Merkel zu Krisengipfel
Angela MerkelFotografi: dapd

Më së vonti në mes të dhjetorit Greqia falimenton. Me pasoja të pallogaritshme edhe për patnerët e eurozonës. Për këtë shqetësim emergjent do të takohen këtë të hënë ministrat, u shpreh shefi i grupit të euros, Jean-Claude Juncker: „Ne do të bëjmë gjithçka, edhe në rastin e takimit të ministrave të eurozonës këtë të hënë, që të krijojmë valë mbrojtëse kundër infektimit, në mënyrë që eurozona të mos rrëshqasë."

Juncker mendon me këtë para së gjithash masat për të bërë më të mirën nga ombrella e shpëtimit të euros. Kryeministrat kanë vendosur në samit opcionet për të lëvruar në fuqizimin financiar të fondit financiar të shpëtimit të euro-s mbi një bilion euro. Por tani ata do të duhet të punojnë në detaje. Por se si do të arrihet kjo, është e diskutueshme. Në samitin e G-20 gjermanëve iu bë presion nga partnerë të rëndësishëm, për të futur edhe një pjesë të rezervave monetare të Bankës Federale, pra nga e ashtuquajtuar e drejta e tërheqjes speciale tek Fondi Monetar Ndërkombëtar. Këtë qeveria e hodhi poshtë.

Ndërkohë bomba me sahat bie edhe më tej

Jorgos Papandreu und Jean-Claude Junker
Jorgos Papandreu und Jean-Claude JunkerFotografi: AP

Veçanërisht Italia i ka sjellë shqetësim ministrave të financeve të eurozonës. Për sa kohë që në Romë nuk do t`i hapet rrugë asnjë programi të besueshëm kursimi, qëndron rreziku që vendi mund të kapitullojë para tregut financiar. Sidomos tani që dhe Banka Qendrore Europiane kërcënon me atë, që të ndërpritet blerja e borxheve shtetërore italiane. Në Kanë kryeministri Silvio Berluskoni do ta ketë pranuar faktin që vendi de facto do të vendoset nën mbikqyrjen e BE-së dhe FMN-së. Tashmë këtë javë një mision ekspertësh nga Komisioni i BE-së do të qëndrojë në Romë.

Autor: Martin Bohne/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica