1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Greqia gati aq jostabile sa Turqia

Po shtohen lajmet e këqija për ekonominë greke: borxhet publike kanë arritur rekorde, papunësia ka mbërritur nivelin prej 18 përqind, ndërkohë që firmat e tregtisë me aksione e kanë ulur atë nga shkalla „A-“ në „BBB+“.

Ekonomia greke në rënie.

Ekonomia greke në rënie.

Kështu janë duke u rritur çmimet e marrjes së borxheve të reja në një moment kur Greqia ka nevojë të domosdoshme për kredi. Në Athinë janë shtuar raportet e mediave të afërta me qeverinë që pretentojnë se spekulantët e huaj duan gjoja të bëjnë presion ndaj ekonomikë greke.

Vassilis Vlastarakis, analist i firmës së brokerëve Beta Securities është i të njëjtit mendim. Por shtrohet pyetja nëse qeveria greke i ka kryer detyrat e shtëpisë dhe si është e mundur që lejon një gjë të tillë. „Fatkeqësisht ne nuk i kemi rregulluar financat tona. Asnjë qeveri deri tani nuk ka arritur ta zgjidhë problemin e borxheve. Kuota jonë e borxheve është mbi 120 përqind e prodhimit bruto, dhe situata është shumë e rrezikshme. Vetëm në janar shteti duhet të gjejë rreth 30 miliardë euro të tjera...“

Kryeministri socialist George Papandreou, e ka marrë këtë post para dy muajsh dhe premton hapa më vendimtar në shlyrjen e borxheve. Ai ka një punë shumë të rëndë, sepse duket të përballet me korrupsionin dhe borxhet më të larta të historisë së vendit, të lëna nga qeveria e kaluar konservatore. Por edhe socialistët në të kalurën e kanë trajtuar shtetin se burim financash për qëllime partiake. Postet udhëheqëse jepen sipas përkatësisë partiake dhe në baza nepotizmi. Si pasojë, Greqia ka më shumë se një milion nëpunës të shtetit. Numrin e saktë nuk e di madje as qeveria.

Prandaj nuk të befason fakti që shteti vetëm gjatë këtij viti u detyrua të marrë borxhe në vlerë prej 64 miliardë euro. Më 2010 janë planifikuar borxhe të reja në vlerë prej 55 miliardë. „Greqia duhet t'i shkurtojë në mënyrë drastike shpenzimet. Kjo edhe ka filluar të bëhet, sepse në buxhet parashikohen shpenzime rreth katër miliardë euro më të ulta për vitin e ardhshëm. Zhvillimet të ngjashme priten edhe në tregun grek, sepse analistët vlerësojnë se edhe ndaj tij do të shtohet presioni. Qeveria duhet të paktën të jap një sinjal të fuqishëm me kursimin tek nëpunësit. Me këtë vendim mund të kursehen edhe shumë para.“

Athinë

Athinë

Në anën tjetër një vendim i tillë mund të shkaktojë kryengritje të popullit. Në Athinë edhe ashtu ka shpesh greva dhe demonstrata. Të fundit kanë filluar në dhjetor. Kanë filluar të protestojnë edhe sindakatat majtiste, gjoja kundër politikës neoliberale të BE-së. Ndërkohë që Vassilis Vlastarakis pohon se mbrojtja më e mirë është anëtarësia në zonën e euros. „Vetë mendimet për këtë çështje janë të mundimshme : çfarë do të ndodhte sikur të mos kishim euron? Shkalla e inflacionit do të ngrihej edhe më shumë, deficiti i tregtisë do të rritej. Pasojat do të ishin shumë të rënda për ekonominë tonë. Prandaj mendoj se duhet të jemi të lumtur që jemi nën mburojën evrpiane."

Është pak e besueshme që borxhet greke të rrezikojnë stabilitetin e euros, sepse prodhimi i saj bruto është vetëm 2 përqind i zonës së eruos. Megjithatë, BE-ja ka vendosur që mëkatarët si Greqia t`i shikojë me një vëmendje më të madhe. Një gjë është e qartë: ndihma financiare duket se më nuk do të ketë.

Autor : Jannis Papadimitriou / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 10.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KzMe
  • Data 10.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KzMe