1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Greqi: Kursim dhe Greva

Paketa e re e kursimit në Greqi do të sjellë shkurtime në paga dhe pensione dhe rritje të moshës së daljes në pension. Sindikatat po dalin sërish rrugëve për të protestuar.

Greqia sheh progres në bisedimet me trojkën e përbërë nga BE, FMN dhe BQE, megjithëse kontrollorët financiarë e kanë ndërprerë punë tyre në Greqi për disa ditë. Miratimi i një pakete kursimesh të mëtejshme me vlerë 11.5 miliardë euro konsiderohet si parakusht për disbursimin e këstit të tretë të paketës së shpëtimit prej 130 miliardë euro për Greqinë. Shumica e kësaj shume do të përdoret për të rikapitalizuar bankat greke.

Për grekët paketa e re e kursimit do të thotë fillimisht një përkeqësim të mëtejshëm të situatës: shkurtime në paga dhe pensione dhe rritje e moshës së pensionit në 67 vjeç. Sindikatat po dalin sërish rrugëve për të protestuar: të mërkurën (26.09) në vend pritet një grevë e përgjithshme, në të cilën pritet të marrin pjesë edhe policët. Tri javë më parë, nëpunësit civilë protestuan kundër masave të kursimit dhe madje pati edhe skena të çuditshme, të tilla si ato kur oficerët e policisë bllokuan përkohësisht hyrjen e selisë së policisë së gatishmërisë të Athinës.

"Puna nuk mban më"

Policët grekë duan të marrin pjesë sërish në demonstrata, të mbikqyrur nga kolegët e tyre që nuk bëjnë grevë. Puna nuk mban më, sepse shumë zyrtarë do të mbeten tani në buzë të varfërisë, thotë kryetari i Federatës së Policisë Kristos Fotopulos: "Pas raundeve të përsëritura të kursimeve të trojkës ne në varësi të gradës do të kemi reduktime të të ardhurave prej 30 deri në 45 për qind", tha Fotopoulos. Sot paga bazë e një oficeri policie është 685 € neto dhe pritet të bëhet dhe më keq: "Ministri i Financave ka deklaruar se pagat tona do të reduktohen edhe me shtatë për qind. Gjithashtu deri në fund të vitit nuk ka kompensim për punën e natës, fjala është 2,93 € bruto për orë. Pra pragu dhimbjes është arritur." ankohet Fotopoulos.

Premtime boshe

Nën presionin e kreditorëve të gjitha qeveritë greke që nga viti 2009 e kanë shkurtuar buxhetin. Si rrjedhim barra tatimore është rritur në masë të madhe dhe ekonomia greke është tkurrur në mënyrë të vazhdueshme. Por reformat e premtuara strukturore, të tilla si riorganizimi i shtetit dhe hapja e profesioneve të mbyllura nuk po ecën përpara. Edhe privatizimet janë bërë me hapa të druajtur. Nën presionin e kreditorëve të gjitha qeveritë greke që nga viti 2009 e kanë shkurtuar buxhetin. Si rrjedhim barra tatimore është rritur në masë të madhe dhe ekonomia greke është tkurrur në mënyrë të vazhdueshme. Por reformat e premtuara strukturore, të tilla si riorganizimi i shtetit dhe hapja e profesioneve të mbyllura nuk po ecën përpara. Edhe privatizimet janë bërë me hapa të druajtur. Për këtë shkak trojka është mjaft mosbesuese, dhe kjo në një farë mase është e justifikuar, sepse në të kaluarën janë dhënë shpesh premtime dhe nuk janë mbajtur, thotë Thanasis Mavridis, analist ekonomik dhe drejtor i portalit kryesor të biznesit capital.gr

Akuza për korrupsion

Klima shoqërore rëndohet edhe më tepër prej akuzave të reja për korrupsion: Sipas njoftimeve të pakonfirmuara të botuara në shtyp, kryetari i parlamentit Evangelos Meimarakis, dhe politikanë të tjerë drejtues janë përfshirë në një skandal me pasuri të patundshme.

A health worker shouts slogans during an anti-austerity rally in Athens February 23, 2012. Doctors and health workers joined the wave of public anger on Thursday, launching a 24-hour strike over pay cuts and calling a protest outside the Health Ministry. REUTERS/Yiorgos Karahalis (GREECE - Tags: BUSINESS POLITICS CIVIL UNREST HEALTH)

Evangelos Meimarakis

Meimarakis e mohoi këtë, por tha se ai do ta ndërpresë vazhdimin e zyrës deri sa akuzat të sqarohen plotësisht prej organeve hetimore dhe atyre të tatimit.

Kalvar diskutimesh

Ndërkohë vazhdon kalvari i diskutimeve për paketën e kursimit prej 11,5 miliardë euro. Athina i mohon spekulimet në lidhje me një boshllëk të ri financimi në buxhetin grek. Ministri i Financave Yannis Sturnaras u paraqiti inspektorëve një katalog kursimesh në vlerë prej 17 miliardë euro me kërkesën që ata të zgjedhin zërat që parapëlqejnë. Por treshja miratoi masa kursimi vetëm deri në 9.5 miliardë euro. Pas kësaj u largua përkohësisht nga vendi. Sipas njoftimeve të shtypit, inspektorët kanë thënë se do të kthehen sërish "pasi qeveria të ketë mbaruar detyrat e saj."

  • Data 26.09.2012
  • Autor Jannis Papadimitriou
  • Fjalët kyç Greqi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Dln
  • Data 26.09.2012
  • Autor Jannis Papadimitriou
  • Fjalët kyç Greqi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Dln