1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160109 USA Bush

Albrecht Ziegler16 Janar 2009

Të enjten presidenti amerikan, Bush mbajti fjalimin e fundit si president drejtuar kombit. Ai mbrojti vendimet e kontestueshme gjatë mandatit të tij.

https://p.dw.com/p/GZkw
George BushFotografi: AP

George Bush-i falënderoi familjen, miqtë politikë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë amerikanët për ato që kanë bërë gjatë mandatit të tij si president. Çështjet kryesore ai i prekur shumë pak. Bush: "Sonte mendja më shkon tek 11. shtatori i vitit 2001, kur terroristët në sulmin më të tmerrshëm, që prej sulmeve në Pearl Harbour, vranë 3000 njerëz. Të gjitha që i kam bërë prej atëherë kanë qenë në interesin e sigurisë së vendit tonë."

Bush pranoi se është legjitime të diskutosh për shumë vendime, por rezultatet e këtyre vendimeve janë pak të kontestueshme. "Në Amerikë nuk është kryer asnjë sulm terrorist në shtatë vitet e fundit. Është ky rezultat i atyre që çdo natë dhe ditë angazhohen për sigurinë tonë", theksoi Bush.

Paralajmërim për akte të reja terroriste

Bushi paralajmëroi për rrezikun e përsëritjes së sulmeve terroriste. Lufta globale kundër terrorizmit dominoi fjalimin e presidentit. Ai përsëriti tezën e tij kryesore, se SHBA angazhohen në mbarë botën për vendosjen e lirisë dhe luftimin e terrorizmit. Me këto fjalë shpjegoi edhe luftërat në Afganistan dhe Irak. Bush: "Afganistani prej një vendstrehimi të tablibanëve dhe Al Kaidës, prej një vendi, ku gratë në rrugë janë linçuar me gurë, është zhvilluar në një demokraci, ku luftohet terrorizmi dhe ku vajzat e reja nxiten të shkojnë në shkollë. Iraku është shndërruar nga një diktaturë brutale dhe armik të përbetuar të Amerikës, në një vend demokratik në zemër të vendeve arabe dhe Lindjes së Mesme, një vend mit të Amerikës."

Përsa i përket temave të politikës së brendshme, Bushi foli për ndihmat financiare. Ai tha se kohërat ishin të vështira, por pa reagimin e qeverisë së tij do të ishin edhe më të vështira. Përkundër recesionit, presidenti Bush është i bindur se Amerika së shpejti do të vazhdojë rrugën përpara. Presidenti Bush është i bindur se ka bërë më të mirën e mundshme. Vetëm në një pikë ai ushtroi vetëkritikë. "Sikur të gjithë të tjerët që kanë qenë në këtë post, edhe unë kam përjetuar goditje. Ka gjëra, të cilat do t'i bëja ndryshe, po të kisha një shans të dytë. Unë kam bërë gjërat, për të cilat kam menduar se janë në interesin dhe në të mirën e vendit. Eshtë e mundur që jo të gjitha vendimet kanë qenë siç duhet, por shpresoj se jeni dakord, kur them se kam qenë i gatshëm t'i marr këto vendime."