Gjykata kushtetuese turke vendos të e mos e ndalojë veprimtarinë e partisë qeveritare AKP
31 Korrik 2008Në ora 18:00 sipas kohës turke u morr vendimi. Para kamerave doli kryegjykatësi i gjykatës kushtetuese për të njoftuar mbi vendimin e pritur aq gjatë.
Megjithatë gazetarët u desh të kenë durim edhe 20 minuta të tjerë sepse Hasim Kilic nuk deshi të lëshoj nga duart rastin që t'i thotë më parë disa fjalë personale. Ai apeloi që më në fund të ndryshohet kushtetuta në mënyrë që, siç tha ai - ligje që mund të keqëprdoren kaq lehtë si ndalimi i një partie të jenë më të sigurta. Pastaj ai njoftoi për vendimin e marrë nga gjykata kushtetuese.
"Edhe pse pritej ndalimi i veprimtarisë së partisë, në fund nuk u arrit të siguroheshin shtatë votat e nevojshme. Megjithatë ky vendim duhet të shihet si një paralajmërim serioz", tha Kilic.
Konkretisht kjo do të thotë: Gjykata kushtetuese turke nuk e ka miratuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për ndalimin e partisë qeveritare AKP. Po ashtu është refuzuar edhe kërkesa për ndalimin e marrjes me politikë për 71 zyrtarë të lartë të kësaj partie. Megjithatë gjykatësit vendosën që të dënojnë me gjoba financiare AKP-në duke i hequr gjysmën e ndihmave shtetërore.
Politikanë të partisë qeveritare flasin për ngadhënjimin e demokracisë. AKP verën e kaluar pat fituar për herë të dytë me rradhë me shumicë absolute zgjedhjet parlamentare në Turqi.