1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Gjermania vendos t'i furnizoje kurdet edhe me arme

Qeveria gjermane e beri te ditur vendimin pas një mbledhjeje te kabinetit. Po cfare e nxiti kete veprim? Mesoni me shume ne biseden e XY me News24, TV Partner i DW.

Shiko videon 05:38

news24

Gjermania ka thyer doktrinën që i kish vendosur vetes pas Luftës së Dytë botërore dhe ka vendosur të dërgojë armë në një zonë konflikti të armatosur, pikërisht në Irak. Ky vendim ka shkaktuar protesta të partive opozitare parlamentare. Jam lidhur tani si çdo javë në Gjermani me Auron Dodin, në Deutsche Welle. Auron, si u arrit të merret ky vendim, që shënon kthesë në politikën gjermane?

...
Po, kemi me të vërtetë një kthesë të rëndësishme. Me vendimin për të dërguar armë në Irak. Armë të vogla dhe raketa të tipit Mylan. Që thyejnë automjetet e blinduara.
Gjermania deri tani e kishte të ndaluar, të dërgonte armë, në zona krize- me përjashtim të Izraelit - për shkak të fajit historik gjerman ndaj hebrejve.
Ndaj kemi një kthesë 180 gradë. Në mënyrën si Gjermania reagon ndaj krizave gjeopolitike.

Formalisht, dërgimin e vendosi një këshill prej pesë vetësh, i kryesuar nga kancelarja Merkel dhe i përbërë nga ministri i jashtëm, ministrja e mbrojtjes, ministri i ekonomisë dhe ministri i Financave.
Ministri i jashtëm Steinmeier tha në argumentim, se kolapsi i Irakut si shtet do të shkaktonte një zjarr jashtë kontrollit në rajon. Që do ta prekte direkt, Gjermaninë dhe Evropën. Me pasoja shkatërrimtare.
...
Vlerësohet me të vërtetë i jashtëzakonshëm në Gjermani rreziku nga islamistët në Irak?
...
Eshtë një shqetësim i madh, i të gjitha kryeqyteteve perëndimore. Organizata terroriste „Shteti Islamik“ është tepër e financuar , tepër e organizuar dhe ka armë moderne. Edhe armë amerikane.
Kryetari i Bashkisë së Erbilit, një qytet kurd, u tha medieve se janë luftëtarë islamistë që vijnë kryesisht nga Siria dhe nga Cecenia. Të organizuar edhe nga gjeneralë të Sadam Huseinit. Me përvojë në dy luftëra të Irakut me Perëndimin.
Gjermania sheh rrezik për sigurinë kombëtare edhe nga xhihadistët, që rikthehen në Gjermani nga një Irak i tillë. Janë të mbushur me urrejtje dhe rrezikojnë të mobilizojnë të tjerë, për atentate në Gjermani.
Kjo e bëri qeverinë gjermane, të shkojë një hap më tej.
Të dërgojë armë në Irak e ta ndryshojë politikën e jashtme gjermane.

...

A nuk duhet të pyetet edhe parlamenti në Gjermani, kur dërgimi i armëve në një zonë lufte ndryshon doktrinën ushtarake gjermane?
...
Bundestagu në këtë rast do të debatojë. Nuk ka detyrim për mandat.
Parlamenti në Gjermani duhet të pyetet kur dërgohen ushtarë në një vend. Dhe kur industria gjermane eksporton armë në një shtet. Kjo ndodh dendur. Aq më tepër kur Gjermania është eksportuesja e tretë në botë për armë, pas SHBA dhe Rusisë.
Ndryshimi këtë herë është se armët për kurdët janë nga rezervat e ushtrisë gjermane. Dhe prandaj nuk kemi eksport klasik armësh.
Ministri i jashtëm, Steinmeier tha se „ka raste kur bëhesh fajtor duke mos vepruar, njësoj si duke vepruar.“ Ky rast është gjendja aktuale në Irak.
"Gjermania është vendi më i rëndësishëm i BE. Me përgjegjësinë më të madhe, për sigurinë e një gjysme miliarde qytetarësh të BE“ (ishinger). Ndaj nuk mund t'i përmbahet doktrinës së vjetër, për mosdërgim armësh.
...
Cila është frika që ka opozita dhe opinioni publik gjerman, që e refuzojnë në parim edhe sot, gati 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, një angazhim ushtarak të Gjermanisë në botë?
...
Pyetja është me vend. Në fakt, sipas një sondazhi të publikuar nga ZDF, dy të tretat e gjermanëve ndihen të rrezikuar direkt nga situata në Irak. Por po dy të tretat, janë kundër dërgimit të armëve, kurdëve.
Ka kontradiktë, që tregon se gjermanët nuk e kanë të lehtë vendimin.

Mendoj se ka disa shkaqe. Shkaku më i afërt është Afganistani. Ku Gjermania dërgoi ushtarë, që dhe u vranë. Dhe siç dihet Perëndimi nuk pati suksesin e shpresuar në Afganistan.

Së dyti, gjermanët e kundërshtojnë përfshirjen në luftëra, prej rrezikut që misionet ushtarake fitojnë dinamika të pakontrollueshme më nga populli. Që gëlltisin burime financiare dhe njerëzore të vendit.

Audio dhe video për temën