Gjermania vendi i dytë në listen e donatorëve
10 Korrik 2008Shuma e parave prej 100 milionë Euro është parshikuar të ndihmojnë rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të Kosovës për vitet 2008 dhe 2009, thuhet më tej në deklaratën e publikuar nga minsitria e jashtme gjermane. Gjermania kështu zë vendin e dytë për nga shuma e donacioneve, mbas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat më parë kishin bërë të njohur kontributin e tyre prej 400 milionë dollarësh (225 milionë Euro). Fushat kryesore të ndihmës gjermane në Kosovë do të jenë energjia, kanalizimet dhe furnizimi me ujë të pishëm, nxitja e zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës, si dhe sektori i arsimit. Angazhimi gjerman orientohet sipas planit të qeverisë kosovare për zhvillim dhe është koordinuar me donatorët e tjerë. Përveç kësaj ndihme në planin bilateral, Gjermania vazhdon të derdhë një shumë të madh të ardhurash në Kosovë nëpërmjet pjesëmarrjes së saj në organizatat e ndryshme ndërkombëtare të përfaqësuara atje, si dhe rreth 1,5 milionë euro në vit në kuadër të paktit të stabilitetit.