Gjermania përshëndet ratifikimin e demarkacionit | Ballkani | DW | 22.03.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermania përshëndet ratifikimin e demarkacionit

Në një prononcim të Ministrisë së Jashtme gjermane për Deutsche Welle-n, thuhet se ne e përshëndesim ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit. Tani duhet punë për kriterin e dytë.

Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës të mërkurën (21.02) përshëndetet edhe nga Ministria e Jashtme gjermane.

"Në një prononcim për Deutsche Wellen, thuhet se "ne e përshëndesim ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi nga parlamenti i Kosovës. Me këtë Kosova përmbush një nga dy kriteret e mbetura të BE për liberalizimin e vizave për qëndrime afatshkurtra. Ne shpresojmë që Kosova tani do të përqëndrohet më fort në kriterin e dytë dhe të bëjë progres vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar."

 

DW/AA