Gjermania përjetoi humbjen e parë në kampionatin evropian të futbollit
13 Qershor 2008Kryetarajneri Joachim Löw pranoi se Kroacia ishte më e mirë. Ndërsa për lojën e ekipit të vet tha: "Ne nuk futeshim në duele si duhet dhe humbëm organizimin e mirë të lojës. Na mungonte shumë nga loja jonë e rëndomtë. Prandaj duhet të them se humbja ishte e merituar."
Gjermania ishte në veçanti e dobët në pjesën e parë, kur nuk krijoi asnjë shanc të mirë për gol. Në anën tjetër Dario Srna shfrytëzoi një prej sulmeve kroate dhe solli në epërsi ekipin kroat. Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë më interesante. Kroatët shfrytëzuan një gabim të mbrojtjes gjermane dhe permes lojtarit të Hamburgut, Ivica Oliq, dolën në epërsi me rezultat 2:0. Pak para përfundimit të ndeshje, Lukas Podolski shënoi golin e nderit për gjermanët.
Pas barazimit në ndeshjen tjetër mes Austrisë dhe Polonisë me rezultat 1:1, Gjermanisë të hënën i mjafton një barazim me Austrinë, për t'u kualifikuar në të katërtën e finales. Mirëpo Michael Ballack dhe shokët e tij do ta kenë shumë vështirë, sepse edhe në rast kualifikimi, në të katërtën e finales, e pret Portugalia, e cila në radhët e veta ka lojtarin aktualisht më të mirë në botë, Kristiano Ronaldo.