1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania kundër kërkesave të Erdoganit

Mathias Bölinger31 Mars 2016

Kërkesa e qeverisë turke që ambasadori gjerman në Ankara të ftohet për raportim shkaktoi reagime të ashpra në Gjermani. Ankaraja kërkoi shuarjen e një video-satire për presidentin Erdogan. Qeveria gjermane është kundër.

https://p.dw.com/p/1IMQd
Erdogan ne extra 3
Extra 3Fotografi: YouTube/NDR/extra 3

Nëse qeveria turke ka besuar se me një bisedë diplomatike mund të zgjidhë problemin me kritikat në media ndaj presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, atëherë ka gabuar shumë. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier theksoi në Berlin se nga një shtet partner në Evropë pritet që të respektojë vlerat evropiane, që do të thotë se duhet të respektojë edhe lirinë e shtypit.kanë të njëjtin mendim sa i përket çështjes. Ambasadori gjerman në Turqi Martin Erdmann është ftuar për bisedë në Ministrinë e Jashtme në Ankara. Nga ai është kërkuar që të hiqen nga rrjetet on-line videot satirike kundër presidentit turk. Por pqë nga ky çast Erdogani dhe kërkesat e tij për kufizimin e lirisë së shtypit janë kthyer në temën numër një në mediat gjermane. Shumë media të mëdha kanë shkruar për këtë aferë në faqet e tyre të para.

Talljet me "bosin nga Bosfori"

Që të martën e kaluar (22.03) është kërkuar nga ambasadori Martin Erdmann që të hiqet video satirike e NDR, Extra 3, me një këngë kritike për Erdoganin. Në këtë melodi të Nenës, nga një hit i vitëee 80-të "Irgendwie, irgendwo, irgendwann" ("Disi, diku dhe dikur") është kënduar një tekst tjetër me elemente kritike ndaj Erdoganit. "Ai jeton në luks - bosi i Bosforit", thuhet ndër të tjera.

Qarqet diplomatike turke thonë, se nga qeveria gjermane është kërkuar që video të hiqet nga rrjeti. "Ne ia kemi bërë shumë të qartë palës turke se liria e shtypit në Gjermani është e paprekshme", deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të mërkurën(30.03.2016) në Berlin.

Steinemer dhe Erdogan
Steinemer dhe Erdogan - Respektimi i vleraveFotografi: picture-alliance/dpa/Turkish President Press Office/H

Paradite Ministria e Jashtme ka refuzuar të japë shpjegime lidhur me këto takime. Në mbrëmje u pranua se ka pasur takime të ambasadorit dhe se Erdmann është ftuar në Ministrinë e Jashtme, në ditën kur në Turqi ka nisur procesi kundër dy gazetarëve të gazetës "Cumhuriyet", ku edhe ai ka marrë pjesë si vëzhgues. Erdmann ishte diplomati më i lartë perëndimor që është paraqitur në hapjen e këtij procesi. Ambasadori ka vepruar në "koordinim të ngushtë me Ministrinë e Jashtme", theksoi zëdhënësi. Përveç kësaj, Ministria e Jashtme e ka kritikuar disa herë gjendjen e lirisë së shtypit në Turqi, "pavarësisht nga interesat e përbashkëta".

Politikanët opozitarë e kanë kritikuar qeverinë gjermane për mosmarrjen parasysh të të drejtave të njeriut, për shkak të marrëveshjeve me Turqinë për refugjatët. Do të ishte "fatale nëse qeveria futet në marrëveshje të tilla me Turqinë", tha politikania ekologjiste Claudia Roth. "Reagimet si ky i Erdoganit dhe përpjekja që t'i kufizojë edhe poltikanët në botën e jashtme, që të mos e kritikojnë, janë pasojë e kësaj.“

Kenga per Erdoganin ne extra 3
Erdogani dhe satiraFotografi: picture-alliance/AA/V. Furuncu

Sevim Dagdelen nga partia "E Majta" foli për "nënshtrime të qeverisë gjermane ndaj "sulmeve të ashpra të presidentit turk kundër lirisë së shtypit në Gjermani" dhe shtoi: "Një vend, i cili çdo javë kërkon raport prej ndonjë ambasadori, nuk mund të jetë partneri ynë.“

Juncker: "Turqia po largohet nga BE"

Të dy këta politikanë i referohen marrëveshjeve të Bashkimit Evropian me Turqinë për pranimin e refugjatëve, të cilët duhet të kthehen me anije nga Greqia. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian duhet që përveç mbështetjes financiare, të intensifikojë negociatat për pranimin e Turqisë në BE. Pas thirrjes së ambasadorëve ka pasur kritika të ashpra edhe nga Brukseli. Komisioneri i BE, Jean-Claude Juncker tha se "nuk ka aspak mirëkuptim ndaj qeverisë turke". Hapat të tillë të Ankarasë e largojnë Turqinë nga BE-ja. Video që ka shkaktuar këtë aferë, të mërkurën (30.03) arriti mbi 3 milionë klikime.