1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermania krition presidentin maqedonas Ivanov

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel shprehet i "shqetësuar thellë" me acarimet e fundit të gjendjes në Maqedoni. Gabriel ka kritikuar vendimin e presidentit Ivanov.

"Acarimi i gjendjes në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë është shumë shqetësues. Tendosjet e brendshme politike po cënojnë që ta largojnë edhe më shumë këtë vend nga rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian", deklaroi Gabriel gjatë një vizite në Ukrainë.

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov nuk ia ka dhënë mandatin liderit të opozitës Zoran Zaev, për krijimin e qeverisë së re, ndonëse lideri socialdemokrat e ka siguruar shumicën e duhur për koalicionin qeveritar. "Kjo është në kundërshtim me parimet dhe vlerat evropiane, të cilave duhet t'u përmbahet edhe ky vend. Presidenti Ivanov duhet t'a rimendojë vendimin dhe ta korrigjojë atë në interes të popullit të vendit të tij", theksoi Gabriel.

Mesazh i qartë i Gjermanisë

Gjermania qëndron fuqishëm pas mesazheve të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ka kërkuar dje në Shkup nga vendimmarrësit dhe shoqëria civile që të respektohen vlerat demokratike. Mogherini u tregua shumë e befasuar dje në Shkup me vendimin e presidentit Ivanov për të mos ia dhënë mandatin Zaevit, sepse ai ka pranuar kushtet e shqiptarëve për koalicion qeveritar.

"Unë kërkoj nga të gjithë ata të cilët në Shkup bartin përgjegjësi politike që të jenë të kujdesshëm me klimën e brendshme politike në vend, të zbusin retorikën dhe të bëjnë të gjitha që janë në mundësitë e tyre për të mos dëmtuar raportet ndëretnike", theksoi  Gabriel.

Gjermania mbështet "afrimin e mëtutjeshëm të këtij vendi me BE-në". "Na vjen shumë keq që çështjet e pa zgjidhura me vite të tëra po e pengojnë afrimin më të shpejtë të këtij vendi me BE-në. Kjo ka bërë që gjendja në këtë vend të ashpërsohet edhe më shumë dhe në këtë çështje duhet të përparohet shumë më shpejt", theksoi Gabriel.