1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Gjermania kampion? Kmapionati Evropian i Futbollit

Shtypi i së premtes në Gjermani vazhdon të komentojë fitoren e kombëtares gjermane në ndeshjen Gjermani-Turqi dhe faktit se pas saj, nuk pati trazira, por festë të madhe për të gjithë tifozët.

default

Gazeta "Der Neue Tag" komenton:


"Respekt dhe mirënjohje sidomos për qindra mijëra tifozët, gjermanë e turq, që e ndoqën së bashku ndeshjen dhe nuk u përleshën me njëri-tjetrin. Ky Kampionat Evropian ka pasur më shumë efekt pozitiv për integrimin se sa shumë masa të qeverisë gjermane së bashku. Sigurisht që duhet shfaqur respekti i duhur edhe ndaj trajnerit Low, kapitenit Ballack dhe të tjerëve. Ata janë në gjendje të shfaqen të fortë dhe të pathyeshëm në fillim, ndonëse luajtën në mënyrë mizerabël. Por sidoqoftë ata ia arritën të bëjnë tri gola falë tre mundësive disi të dobëta që patën. Rëndësi ka rezultati. Tani mbetet të shpresojmë që të dielën të shohim një ndeshje me lojtarë që dinë të bëjnë mrekullira me topin në fushën e lojës."



"General-Anzeiger" vëren:


"Ky Kampionat Evropian nuk ka të bëjë shumë me BE-në: Yjet e verdhë në fushën blu mungojnë gjatë këtyre ditëve. Të gjithë lojtarët - përveç Turqisë - janë evropianë, por në zemrat e tyre ata janë në rradhë të parë gjermanë, spanjollë apo rusë."


Në gazetën "Rhein-Neckar Zeitung" komentohet:

"Lojëra të tilla nuk vendosen nga teknika e trajnerit por nga zemra e lojtarëve. Asnjë ekip tjetër nuk e dëshmoi aq mirë këtë sa ekipi turk, i cili ndonëse ka mësuar pjesërisht nga kombëtarja gjermane, lujati me trimëri dhe zgjuarsi dhe pothuajse fitoi në gjysmëfinale. Por e rregjistruam gjithashtu sinjalin se turqit e pranuan humbjen me qetësi dhe si bashkëqytetarë."

  • Data 27.06.2008
  • Autor S.H
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ERaY
  • Data 27.06.2008
  • Autor S.H
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ERaY