1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania ka nevojë për rregulla të reja migracioni

S.H 29 Qershor 2007

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek raportet më të fundit të Zyrës Gjermane të Punës, sipas të cilave në Gjermani mungojnë punonjës të kualifikuar, ndërkohë që numri i të papunëve në vend është ende shumë i lartë

https://p.dw.com/p/B7B0
Grafiku i papunësisë, 2006Fotografi: DW-TV

Gazeta «Frankfurter Rundschau» shkruan mbi situatën e tregut të punës:

"Gjithçka do të rregullohet në rast se të papunët do të bëhen më fleksibël. Mungojnë vallë punonjës kompetentë? Inxhinierë të vjetër dhe papunë, do të pajisen nga zyra e punës me bileta treni nga Mecklenburgu në Mynih. Ndërkohë të huaj që janë të gatshëm për të ardhur dhe punuar në Gjermani, marrin pjesë në teste kualifikimi dhe hyjnë në listën e pritjes për një vend pune. Nëna me njohuri speciale, marrin një babysitter nga zyra e punës dhe mund të kthehen në vendin e punës. Motoja e zyrës për punën është duhen përdorur të gjitha mundësitë që ofron Gjermania dhe vendet fqinje."


Gazeta «Süddeutsche Zeitung» nga Mynihu shkruan:

"Së pari duhen përmirësuar sa më shpejt ofertat për arsimin dhe kualifikimin. Së dyti Gjermania ka nevojë për rregulla të reja të migracionit. Ndryshimet më të fundit të partisë social demokrate SPD dhe unionit kristian demokrat CDU kanë pasur vetën efekte kozmetike. Kur koalicioni qeveritar do të fillojë të debatojë mbi nevojën e fuqisë së punës në të ardhmen, atëherë ai duhet të mendojë eshë për mundësi të reja."

Gazeta «Berliner Morgenpost» komenton:

"Tani filloi konjunktura për të papunët e kualifikuar. Agjensia Gjermane për Punën ka marrë të holla pafund, sepse gjysma e rreth 700.000 të papunëve ka tani një vend fiks pune. Sidqoftë një gjë mbetet e qartë: Papunësia do të mbetet një fenomen i shoqërisë sonë edhe për shumë kohë. 3.68 milionë të papunë është ende një shifër shumë e lartë, e cila nuk do të mund të reduktohet shpejt. Ne e dimë të gjithë se papunësia përqëndrohet sidomos në rajone me struktura të dobëta, pra në Lindje të vendit. Për të arritur këtu ndryshime, duhet të krijojmë një mobilitet të ri dhe një ndryshim në mënyrën e mendimit të vetë të papunëve."


Gazeta «General-Anzeiger» nga Boni shkruan:

"Pa zgjidhur ende përfundimisht problemin e papunësisë, shfaqet një problem i ri në horizont: Mungesa e personelit të kualifikuar. Mesa duket në Gjermani mungojë rreth 50.000 specialistë. Përveç faktit se agjensia për punën po kundërshton të gjitha deklaratat e bëra deri tani: Ekonomika ka çdo mundësi që t´i plotësojë kërkesat për ekspertët dhe specialistët në tregun e punës po pasur nevojë të zhvillojë një diskutim kaq të mërzitshëm mbi migracionin. Format gjermane mund të shohin që tani për personel të kualifikuar në tregun e liberalizuar të punës së BE-së . Përveç kësaj fimrat mund të përmirësojnë edhe ofertat për specializime dhe trejnime të punonjësve të tyre. Këtu mungojnë inxhinierë? Atëherë firmat duhet t´u bëjnë oferta më interesante pune atyre studentëve që mendojën t´i ndërpresin studimet."

Gazeta «Bremer Nachrichten» shkruan:

"Gjermania donte ta balanconte uljen e papunësisë, që ndodhi për shkak të zhvillimeve demografike, duke punësuar të huaj. Por për të arritur këtë gjë, duhen marrë të paktën 150.000 të huaj në vend. Prandaj është më inteligjente sikur të trejnohej dhe përirësohej oferta për fuqinë ekzistuese të punës në vend. Këtu politika duhet të veprojë sa më shpejt. Politika duhet t ´i bëjë njerëzit më të aftë për tregun e punës, ta mbështesë arsimimin dhe specializimin e mëtejshëm dhe t´u ofrojë migrantëve që jetojnë këtu një perspektivë më të mirë, përpara se të fillojë debatet për një politkë të re migracioni."