1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania feston 20 vjetorin e bashkimit

Me një festë popullore filluan të shtunën (2.10.) në Bremen festimet për 20-vjetorin e ribashkimit gjerman. Presidenti gjerman, Christian Wulff tha se 3 Tetori është edhe një ditë reflektimi.

Festimet e 20 vjetorit të bashkimit nisën në Bremen me prezantimin e landeve gjermane

Festimet e 20 vjetorit të bashkimit nisën në Bremen me prezantimin e landeve gjermane

Bremeni është mikpritës i aktiviteteve festive pasi mban aktualisht kryesinë e radhës të Këshillit të Landeve. Kristiandemokratët kujtuan të premten (01.10.) me një pritje kongresin e bashkimit të partisë 20 vjet më parë.

Kancelarja Merkel në këtë pritje deklaroi: "Falë zotit, vizionerët dhe realistët ishin ata që përcaktuan fatet e vendit tonë dhe jo ngurruesit dhe të pavendosurit." Ndërsa ish-kancelari Kohl u shpreh: "Ishte CDU-ja që 20 vjet më parë kuptoi si shans historik revolucionin paqësor në RDGJ dhe vuri në rrugë ribashkimin e vendit tonë."

Ish-kancelari Helmut Kohl (CDU) arkitekt i bashkimit gjerman, prezantoi (22.09.2010) librin e tij Ditët e fundit të ndarjes në Visbaden

Ish-kancelari Helmut Kohl (CDU) arkitekt i bashkimit gjerman, prezantoi (22.09.2010) librin e tij "Ditët e fundit të ndarjes" në Visbaden

Ndryshime të jashtëzakonshme

Presidenti gjerman Christian Wulff në një deklaratë me këtë rast, tha se 20 vjet bashkim gjerman janë arsye për të festuar por edhe për të reflektuar. Që prej vitit 1990 Gjermania ka pësuar ndryshime rrënjësore, veçanërisht në Lindje. Por jo vetëm aty. Në të gjithë Gjermaninë ka ndryshuar shumë jeta, tha presidenti gjerman.

Presidenti gjerman Christian Wulff

Presidenti gjerman Christian Wulff

"Modele të reja kulturore dhe jetësore, fleksibiliteti dhe ndryshimi demografik kërkojnë prej nesh dhe na ofrojnë mundësinë të reflektojmë për bashkëjetesën tonë." Në vizitën e tij në Bremen, tha presidenti gjerman, ai do të ndajë me shumë qytetarë fatin e madh të bashkimit gjerman në paqe dhe liri.

Ndërsa të dielën në qendër të aktiviteteve festive do të jetë një meshë dhe akti festiv me presidentin Christian Wulff dhe kancelaren Angela Merkel. Presidenti gjerman do të mbajë aty një fjalim programatik.

AG/Xhani/Arapi
Redaktoi: Pandeli Pani

  • Data 03.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PSlx
  • Data 03.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PSlx