1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermani: Gjithnjë e më shumë pensionistë në kufijtë e ekzistencës

Në Gjermani ka gjithnjë e më shumë pensionistë, që jetojnë në kufijtë e ekzistencës. Enti Federal i Statisitikave bën fjalë për një kuotë rreth 15% rritjes e varfërisë tek të moshuarit.

"Gjermania, është një vend i pasur dhe në pleqëri njerëzit janë të siguruar mirë", kështu mendojnë shumë. Por faktet flasin një gjuhë tjetër: gati një në shtatë pensionistë, sipas Entit Federal të Statistikave, jetojnë në kufijtë e varfërisë. Pas këtyre shifrave qendrojnë fate njerëzish, që kanë punuar fort gjatë gjithë jetës së tyre dhe tani në pension mezi e nxjerrin muajin. 65 vjeçari Herbert, që takojmë në Hamburg, nuk do të prezantohet me emër të plotë. Ai na tregon, se aktualisht i kanë mbetur në llogarinë bankare ndoshta vetëm disa Centë dhe mezi pret të marrë pensionin e rradhës për të kaluar muajin. Me të ardhurat 900 Euro në muaj pension që merr ai, gjysma i shkon për të paguar qiranë e shtëpisë. Me pjesën tjetër ai e nxjerr muajin me vështirësi, madje na thotë, se shkon një herë në javë ne qendrën sociale, ku shpërndahen ushqime për njerëzit në nevojë.  Ndonëse ardhja në këtë qendër tëkrijon një ndjesi jo fiort të mirë, sepse sikurse thotë herbert, në fillim "më dukej sikur vij të lyp", tani ai është ambjentuar me këtë situatë dhe e ngushëllon veten: "Ndonjëherë dëshpërohen e them: dreq o punë. Por nga ana tjetër i them vetes, që ka edhe më keq se unë. E kështu është vërtetë."

Hamburgasi Herbert preferon shpesh të shëtisë pranë portit, ku sheh anijet. Ai vet ka qenë dikur vazhdimisht në lundrim në udhëtime të mëdha për në Amerikë, Azi, Australi. Përpara ai ka qenë saldator në kantierin me traditë të Hamburgut Blohm & Voss.


"Ishte një punë e mirë, paguhej mirë. Si çirak nuk merrja shumë, por kam punuar, kam mësuar diçka dhe kjo ka pasur vlerë." Asokohe ai as që e kishte çuar ndonjëherë ndër mend pleqërinë. Herberti jeton në një apartament të vogël në lagjen e Hamburgut Steilshoop. Para 45 vjetësh kjo lagje konsiderohej si vizioni i banimit modern. Sot lagja ka një nam të keq si vatër problemesh sociale.

Herberti nuk është i vetëm, por e ndan me shumë të tjerë këtë fat. Para dhjetë vjetësh vetëm 10% e pensionistëve ishin të prekur nga varfëria, sot janë mbi 15%. Në asnjë grup tjetër të popullsisë në Gjermani nuk ka një rritje të tillë të nivelti të varfërisë.

Sipas punonjësve socialë nuk janë vetëm paratë që mungojnë, por më e rëndë është që njerëzit në moshë të thyer e me vështirësi financiare margjinalizohen dhe nuk gjejnë mbështetje në shoqëri, ata ndihen të përjashtuar. Po ashtu hendeku mes të pasurve dhe të varfërve po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

Herberti na tregon se dikur, kur ishte fëmijë, ata kishin një shtëpi në qendër të qytetit.

Babi i tij ka vdekur shpejt, por pensionii i tij për nënën mjaftonte, që ata t'ia dilnin muajit. Se si ia dalin sot Herberti nuk mund ta imagjinojë. Ai shqetësohet për brezin e nipërve të vet."Të rinjtë, që sot punojnë, janë 20 vjeç e kanë mësuar diçka, por çfarë do t'u mbetet atyre për pensionin dikur? E po të shohesh rritjet e pensioneve, as që ia vlen ta llogarisësh. Pensionet rriten me 1,9%."

Tani gjatë fushatë elektorale partitë premtojnë rritje pensionesh, madje kjo është edhe një nga temat e luftës elektorale, por Herberti nuk ka më besim, se politika do t'u përmbahet premtimeve elektorale.