1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: CDU do koalicion me socialdemokratët

27 Nëntor 2017

Kryesia e partisë konservatore, CDU pas dështimit të koalicionit me liberalët e Të Gjelbrit kërkon njëzëri bisedime me socialdemokratët për të krijuar koalicionin e madh.

https://p.dw.com/p/2oJR5
Berlin Merkel und Kauder
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Gambarini

Kryesia e CDU-së, sipas të dhënave të kryeministrit, Shlesvig-Holshtajn, Daniel Günther, është shprehur qartësisht për një koalicion me bazë të gjerë me socialdemokratët, dhe kundër një qeverie të pakicës. "Ne kemi synimin e qartë, që të krijojmë një qeveri të aftë për veprim", u shpreh Günther pas konsultimeve në Berlin." Sipas bindjes sonë, një qeveri të tillë nuk e mundëson qeveria e pakicës, por një aleancë që bazohet në një shumicë parlamentare, tha Günther.

Krerë të CDU-së u takuan të dielën me kancelaren Angela Merkel për t'u konsultuar për strategjinë e ardhshme. Por CDU do të presë kongresin e Partisë Socialdemokrate, SPD, i cili do të përcaktohet për strategjinë e tyre dhe mundësinë e fillimit të bisedimeve të koalicionit me CDU. Socialdemokratët do të mblidhen më 7-9 dhjetor në Berlin për të marrë vendimet e ardhshme.

Landesparteitag CDU Schleswig-Holstein Daniel Günther
Kreu i,landit Shlesvig-Holshtajn, Daniel GüntherFotografi: picture-alliance/dpa/D. Reinhardt

CDU -SPD - Rritje në sondazhe

Kryeministri i landit të Renani Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet (CDU) u shpreh se konsultimet me CDU nuk do të fillojnë mbi bazën e kompromiseve për koalicionin Xhamajka, por mbi programin zgjedhor të CDU-së. Edhe Laschet u shpreh kundër një qeverie të pakicës përballë vendimeve që duhen marrë për Europën.

Berlin CDU-Vorstand trifft sich
Kreu i landit Renani Veriore Vestfali, Armin LaschetFotografi: picture-alliance/dpa/P. Zinken

Mundësia e një koalicioni mes CDU-së dhe SPD-së ka rritur vlerat në sondazhe të të dyja partive. Në një sondazh të publikuar nga Emnid për "Bild am Sonntag", Unioni CDU/CSU shton dy pikë në vlerësimin e zgjedhësve duke kaluar në 33%, ndërsa SPD një pikë, duka arritur kuotën e 22%. Humbësit e sondazhit janë Të Gjelbrit dhe Liberalët, që zbresin një pikë në preferencat e zgjedhësve duke rënë respektivisht në 10 dhe 9%.

 

 

la/(afp, dpa, rtr)