1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjashtë ushtarë amerikanë dhe tre afganë të vrarë në Afganistan

10 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CA4y

Në lindje të Afganistanit janë vrarë gjatë një sulmi të rebelëve të supozuar talibanë gjashtë ushtarë amerikanë dhe tre ushtarë afganë. Rreth 20 ushtarë të tjerë janë plagosur, bëri të ditur një zëdhënës ushtarak amerikan. Sipas tij, ky ishte sulmi me pasojat më të rënda gjatë këtij viti ndaj trupave amerikane të stacionuara në Afganistan.