1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjakmarrja prezente - Vazhdon puna pajtuese

Ndonëse në rënie, fenomeni i gjakmarrjes dhe i hakmarrjes, vazhdon të jetë prezent në rajonin verior dhe verilindor të Shqipërisë. Rreth 200 familje në këto treva të vendit, vijonë të vuajnë pasojat.

Shkodra

Shkodra

Pas një periudhe të gjatë izolimi, dy familje të ngujuara për shkak të gjakmarrjes, i janë këthyer jetës normale, duke i shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës, në Komunën e Bushatit të Rrethit Shkodër. Ka qënë ndërhyrja e kreut të kësaj komune Zef Hila, e cila bëri të mundur mbylljen e kapitullit të rradhës të kësaj hasmërie: “Bamë të mundur, me një punë shumë bindëse, shumë lodhëse, shumë domethënëse dhe shumë argumentuese, pajtimin e dy familjeve në fshatin Rranza dhe Mali i Jushit. Unë kam marrë pjesë dhe vetë personalisht, në pajtimin e këtyne dy familjeve”

Njëri prej pjestarëve të familjeve, të besimit mysliman, të sapo dala nga ngujimi, duke falenderuar aktin civil dhe human të të gjithë atyre personave që ndikuan pozitivisht në ndërrmarrjen e këtij akti fisnik, shprehu mirënjohjen dhe falenderimet në emër të farefisit të tij: “Me të vërtet është një ditë e veçantë. Ishalla sjell mbarësi, mirësi, bashkim e tolerancë. Le të jetë një shembull i mirë ky për të gjithë vendin. Ky ashtë një amanet dhe na duhet t'i dalim zot amanetit. Sepse kështu do t' i dalim zot këtij vendi, këtij flamuri e kombi. Kjo kryesisht i shërben fëmijëve, pasi ato janë e ardhmja e këtij vendi.”

Nga të njëjtat pozita, është shprehur edhe përfaqësuesi i palës tjetër, në këtë hasmëri, që i përket besimit katolik, i cili falenderoi kontribuesit që çuan në këtë ditë të bardhë pajtimi: “Përsa i përket rastit që unë kam atë gëzim të jashtëzakonshëm, së parit falenderoj Zotin, që u ba i mundur ky pajtim. Njëkohësisht falenderoj me gjithë zemër ato burra fisnik të këtij fisi, ato trima me atë gjest burrënor që banë. Falenderoj ndërmjetësit që hinë në këtë punë duke ja arritur qëllimit. Ky ashtë një shembull i mirë dhe uroj që kjo nismë të vazhdojë edhe në të ardhmen.Vëllazërim mes komuniteteve e vëllezërve.”

Megjithëse fenomeni i gjakmarrjes dhe i hakmarrjes, shënon një rënie të konsiderueshme, sidoqoftë ai vazhdon të ekzistojë në veri dhe verilindje të Shqipërisë. Pavarësisht ndikimit pozitiv që ka shënuar në këtë drejtim, forcimi gradual i fuqisë së shtetit ligjor, situata është ende larg së qëni normale. Për të ardhur deri në këtë shkallë përmirësimi, një rol pozitiv po luajnë edhe organizatat e pajtimit të konflikteve dhe gjakmarrjeve, të cilat operojnë në këtë rajon.

Autor: Leka Plani

Redaktoi: Aida Cama













  • Data 08.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I5eA
  • Data 08.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I5eA