1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gazeta bulevardeske mbyllet pas skandalit të përgjimeve telefonike

8 Korrik 2011

News of the World, gazeta bulevardeske e të dielës do të publikojë edicionin e fundit këtë fundjavë, dhe do të mbyllet pas numrit të së dielës. Skandali për përgjimet telefonike të saj ka shkaktuar një tërmet në publik.

https://p.dw.com/p/11rU6
Skandal me përgjimet telefonike
Skandal me përgjimet telefonikeFotografi: picture alliance / dpa

James Murdoch, ka njoftuar zyrtarisht se edicioni i kësaj të diele për News of the World do të jetë i fundit. Ai tha se të gjitha të ardhurat që do të vijnë nga shitjet e numrit të fundit, do të shkojnë për kauza të denja. Kjo gazetë e përjavshme lexohet nga të paktën 7.5 milionë vetë në mbarë Britaninë, ndërsa shitjet e kopjeve arrijnë deri në 2.6 milionë të tilla. Gazeta u publikua për herë të parë 168 vjet më parë.

Gazeta ra në qendër të vëmendjes për shkak të skandalit të përgjimit të telefonave, që u thellua edhe më shumë këtë javë me akuzat, se gazetarët kanë dëgjuar mesazhet zanore të familjarëve të ushtarëve që janë vrarë në Irak dhe Afganistan.

Screenshot i News of the World
Screenshot i News of the WorldFotografi: newsoftheworld.co.uk

News International, kompania homologe e News of the World, tha në një deklaratë për shtyp, se do të "tmerrohej dhe habitej” nëse akuzat ndaj revistës do të vërtetohen. “The Telegraph” hamendësoi se numra personalë të telefonave të ushtarëve britanikë, ishin gjetur në dosjet e Glenn Mulcaire, hetuesit privat që është burgosur më parë për përgjime ilegale.

Rose Gentle, e ëma e snajperit Gordon Gentle, që u vra nga një atentat me bombë anës rrugës në qytetin irakian të Basrës në 2004, tha se “ishte e zhgënjyer” nga këto gjëra. "Unë kurrë nuk do ta blej më atë revistë nëse kjo është e vërtetë. Ata duhet të vihen para drejtësisë për këtë gjë. Ata duhet të paguajnë,” tha Rose.

Skandali që po thellohet

News of the World,do të mbyllet pas numrit të së dielës.
News of the World,do të mbyllet pas numrit të së dielës.Fotografi: dapd

Zbulimet kanë shkaktuar mjaft zemërim në të gjithë Britaninë, për mënyrën sesi gazeta ka mbledhur information, duke shkaktuar mbledhjen e një seance në Parlament. Akuza më e rëndë është se gazetarët ose hetuesit e kontraktuar nga ata, kanë përgjuar telefonat fshehurazi dhe kanë dëgjuar mesazhet, që ushtarët kanë lënë për politikanët dhe njerëzit VIP.

Gazetari i “News of the World” për çështjet mbretërore dhe dedektivi Mulcaire, u dënuan me burg në vitin 2007, për përgjime të telefonatave të oborrit mbretëror.

Autor: Joanna Impey / Aurel Boriçi

Redaktoi: Aida Cama