1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gaza ngrin me vetëm gjashtë orë në ditë rrymë

9 Mars 2012

Hamasi dhe Fatahu fajësojnë njëri-tjetrin, se pala tjetër nuk paguan faturat për lëndën djegëse. Në pikat e karburantit njerëzit rrinë në rradhë për të marrë karburant për gjeneratorët e rrymës.

https://p.dw.com/p/14IL2
Gaza ngrin me vetëm gjashtë orë në ditë rrymë
Gaza ngrin me vetëm gjashtë orë në ditë rrymëFotografi: picture-alliance/dpa

Në një pikë karburanti rrinë në rradhë jo vetëm makina, por edhe njerëz. Njëzet burra, secili me nga një kanistër në dorë, presin para pompave. Duan të marrin benzinë për gjeneratorët e rrymës në shtëpi. Njëri prej tyre është Siad Al-Afifi, pronar i një manifakture të vogël çantash. "Unë po rri në radhë për benzinë për makinën dhe gjeneratorin tim sepse rryma na ndërpritet gjithnjë. Çdo ditë rri këtu. Nganjëherë marrim benzinë vetëm ne vlerë prej 20 shekel. E nuk na mjafton."

Për 20 shekel mund të marrësh në Gaza rreth pesë litër benzinë super. Litri kushton rreth 80 cent, një litër dizel vetëm 50 cent. Karburanti është i lirë, çmimet janë vendosur nga shteti, por lënda djegëse është e pakët. Fawzi Barhoum, zëdhënës i Hamasit, ia vë fajin qeverisë egjiptiane. Kajro lë të kalojë më pak dizel dhe benzinë përmes tunelit të kontrabandës në jug të Rripit të Gazës se deri tani. Qeveritë në Kajro dhe Gaza zihen për çmimin. Hamasi kërkojnë çmime të moderuara, egjiptainët duan të furnizojnë me çmime të tregut ndërkombëtar.

Në një pikë karburanti rrinë në rradhë jo vetëm makina, por edhe njerëz
Në një pikë karburanti rrinë në rradhë jo vetëm makina, por edhe njerëzFotografi: picture-alliance/dpa

Një tjetër arsye është lufta e brendshme ndërmjet qeverisë së Hamas-it në Gaza dhe autoriteteve autonome palestineze në Ramallah, që dominohen nga Fatah-u. Zëdhënësi i Hamas-it Barhoum mendon kështu: "Qeveria në Ramallah e Salam Fajad-it refuzon që ta furnizojë Gazën me naftë, megjithëse ajo merr automatikisht nga rroga e çdo nëpunësi 170 shekel, pa i transferuar paratë në Gaza. ata kanë këtu në Gaza 85.000 nëpunës."

Gjysmën e nevojës së Gazës për energji, 140 megawat, e mbulon një termocentral. Ai djeg dizel nga Egjipti. Shpenzimet duhet t'ia paguajë autoriteti palestinez në Ramallah operatorit të termocentralit. Por qeveria e Hamas-it në Gaza nuk i transferon në Ramallah të ardhurat nga konsumatorët e energjisë elektrike. Hamasi e sheh borxhin e rrymës ndaj Ramallahut të shlyer. Qeveria në Ramallah nga ana e saj mendonse, se paratë e mbajtura nuk mjaftojnë për të paguar shpenzimet e energjisë për termocentrlin. Muhammad Hegazi, një deputet i partisë Fatah në parlamentin palestinez konstaton: "Kjo duhet paguar. Hamasi duhet të paguajë, sepse Hamasi mbledh paratë e popullatës.

Gaza ngrin me vetëm gjashtë orë në ditë rrymë
Gaza ngrin me vetëm gjashtë orë në ditë rrymëFotografi: picture-alliance/dpa

Grindjen e partive palestineze duhet ta paguajnë njerëzit në Gaza. Tregtari i hekurishteve Al Taba jeton prej dy muajsh pa rrymë. "Disa njerëz ia dalin me qirinj dhe bateri, por gjeneratori është i shtrenjtë për t'u blerë dhe për t'u mbajtur. Dje unë kam pjekur bukë nga zjarri i druve."

Autor: Sebastian Engelbrecht/Angjelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama