Gauck përkulet para viktimave të Oradour-it
4 Shtator 2013Presidenti francez Francois Hollande e shoqëron presidentin Gauck. (Lart në foto) "Unë gëzohem që është e mundur kjo vizitë", tha Joachim Gauck, duke theksuar në të njëjtën kohë, se ai e sheh këtë si "kulmin emocional" të vizitës së tij treditore në Francë. Gauck theksoi se shkon në Oradour "i përulur dhe i vetëdijshëm: Unë përfaqësoj një Gjermani tjetër."
Personifikim i mizorive naziste
Oradour në Francë personifikon mizoritë naziste. Banorët e këtij fshati për dekada kanë evituar çdo kontakt të mundshëm zyrtar me Gjermaninë. Gjatë vizitës së tij Gauck do të takojë edhe njërin nga të mbijetuarit e fundit të masakrës SS, 86-vjeçarin Robert Hébras. Ai paraprakisht e çmoi shumö vizitën e Gauck-ut si "jashtëzakonisht të rëndësishme" dhe theksoi, se "ne duhet të pajtohemi me popullin gjerman".Vizita është një "rrjedhojë logjike e ndërtimit të Evropës" dhe ndodh në kohën e duhur: "50 apo 60 vjet më parë unë nuk do të kishte menduar kurrë se një president gjerman mund të vijë në Oradour", tha Hébras, i cili gjatë masakrës ka humbur nënën dhe dy motrat e tij.
Më 10 qershor 1944 ushtarët gjermanë vranë me gjakftohtësi në këtë fshat 642 njerëz, në mesin e tyre 452 gra dhe fëmijë. Atëherë 18-vjeçari Hébras, katër burra të tjerë dhe një grua, arritön t'i mbijetojnë masakrës. Oradouri edhe sot duket si nö kohön, kur ka përfunduar lufta në vitin 1945. Gjenerali Charles de Gaulle kishte urdhëruar, që ky fshat të ruhet si një monument kombëtar.