1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gauck: Demokratët janë më të fortë

av (dpa, epd, afp)15 Nëntor 2015

Presidenti gjerman Gauck përkujtoi sot viktimat e dhunës dhe luftës. Sulmet e Parisit drejtohen kundër demokracisë në përgjithësi.

https://p.dw.com/p/1H6DH
Fotografi: Getty Images/AFP/T. Schwarz

"Bashkësia e demokratëve është më i fortë se internacionalja e urrejtjes, ne përkulemi para të vdekurve, por kurrë nuk përkulemi para terrorit", tha presidenti gjerman Joachim Gauck në ceremoninë qendrore me rastin e ditës përkujtimore të të rënëve në Bundestagun gjerman në Berlin.

"Përballë shkatërrimit dhe luftës, në momentin e nevojës dhe dhimbjes ndjejmë pikëllim së bashku me fqinjët tanë pertej Rinit", u shpreh kreu i shtetit gjerman lidhur me sulmet terroriste të së premtes në mbrëmje në kryeqytetin francez Paris. Nga atentatet në Paris u vranë të paktën 129 njerëz. Organizata terroriste "Shteti Islamik" bëri të ditur përmes internetit se merr persipër sulmet.

"Një lloj i ri lufte"

Sulmet janë drejtuar kundër Francës, por edhe kundër shoqërisë së hapur, kundër mënyrës për të jetuar të lirë dhe të barabartë në Evropë dhe në gjithë botën, theksoi Gauck. Atentatet e Parisit janë "një lloj i ri lufte". "Prej vitesh ne e dimë, se konfliktet ushtarake afrohen drejt nesh", tha presidenti gjerman. Janë terroristë, të cilët në emër të një fundamentalizmi islamik bënin thirrje për luftë kundër demokratëve, kundër vlerave universale dhe kundër muslimamëve, që nuk ndiqnin ideologjinë e tyre barbare.

Presidenti gjerman Gauck vendos një kurorë në Neue Wache në Berlin.
Presidenti gjerman Gauck vendos një kurorë në Neue Wache në Berlin.Fotografi: picture-alliance/dpa/K.-D. Gabbert

Gauck përkujtoi gjithashtu gjermanët e rënë në misionet jashtë vendit. "Ne kujtojmë ushtarët, por edhe policët dhe punonjësit e organizatave humanitare, që humbën jetën në misione jashtë vendit", tha kreu i shtetit. Para mbledhjes komemorative Gauck vendosi kurora së bashku me përfaqësues të Bundestagut, Qeverisë, Këshillit Federal, Gjykatës Kushtetuese dhe Bundeswehrit në momumentin qendror përkujtimor të Gjermanisë, në Neue Wache në Berlin.

Kujtohen të vdekurit e luftës dhe viktimat e nacialsocializmit

Dita e përkujtimit të të rënëve u rivendos në vitin 1952 me propozimin e Komisionit për mirëmbajtjen e varrezave gjermane të luftës. Kjo ditë përkujtimore e ka origjinën që në vitin 1922. Gjermania përkujton në këtë ditë të vdekurit e dy luftërave botërore dhe viktimat e nacional-socializmit.