1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gabim skandaloz në ndarjen e çmimeve Oskar

Gabimisht si fitues u shpall filmi "La La Land"në katëgorinë e filmit më të mirë. Por fitues ishte një film tjetër. Emma Stone fitoi çmimin Oskar si aktorja më e mirë.

Aktorja e re amerikane fitoi çmimin Oskar në kategorinë më të rëndësishme - si aktorja kryesore e filmit. Me vetëm 28 vjet, Emma Stone është fituesja më e re e këtij çmimi. Këtë çmim ajo fitoi për rolin e saj në mjuziklin "La La Land", i cili kishte 14 nominime.

Gabimi i rëndë

Gjatë ndarjes së çmimeve ndodhi edhe një skandal: në kategorinë më të rëndësishme, për filmin më të mirë, aktori Warren Beatty dhe aktorja Faye Dunaway lexuan gabimisht emrin e mjuziklit "La La Land" si fitues! Ndërkohë që Akademia amerikane e Filmit kishte marrë një vendim tjetër: filmi më i mirë ishte shpallur "Moonlight". Duket se ishin përzier zarfat me emrat e filmave. Regjisori dhe përfaqësuesit e mjuziklit ishin nisur për të dalë në bunë, kur u kuptua gabimi....

Ceremonia me probleme

USA Los Angeles Oscars 89. Academy Awards (Reuters/L. Nicholson)

Barry Jenkins

Çmimin Oscar për regjinë më të mirë e ka fituar Damien Chazelle me filmin "La La Land". Ai është regjisori më i ri që ka fituar një Oskar. Ndërsa si aktori më i mirë u shpall për këtë vit Casey Affleck, për rolin në dramën "Manchester by the Sea". I pari në mbrëmje u nderua Mahershala Ali, në kategorinë "aktori më i mirë dytësor". Aktori amerikan e fitoi këtë çmim për rolin në filmin "Moonlight", i cili ishte nominuar në tetë kategori dhe ishte një ndër favoritët më të mëdhenj këtë vit. Regjisori Barry Jenkins e ka shkruar vet skenarin ku ka shumë elemente personale.


Los Angeles Oscars 89. Academy Awards
(Getty Images/AFP/M. Ralston)

Damien Chazelle

Mahershala u tregua shumë i prekur me këtë çmim. Në historinë e Academy Awards, kjo është hera e pestë që Oskarin fiton një aktor me ngjyrë, që vlerësohet si shumë pak.

Oscarin fiton aktora e mrekullueshme - Viola Davis

Befasia tjetër: aktorja amerikane Viola Davis fitoi çmimin Oskar si aktore në një rol dytësor në filmin "Fences". Në këtë mënyrë ajo fitoi në konkurrencën me aktoret shumë të njohura si Nicole Kidman apo Michelle Williams. Ndaj nuk ishte befasi që

Los Angeles Oscars 89. Academy Awards (Reuters/L. Jackson )

Viola Davis

në ceremoninë e ndarjes së çmimin nuk përmbante dot as lotët. Davis ishte personi i dytë me origjinë afroamerikane që fitoi një Oskar!

Në këtë mënyrë Akademia bëri ca ndryshime, pas kritikave dhe protestave të shumta që janë dëgjuar vitin e fundit kur aktorët me ngjyrë kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë ceremoni, sepse me këtë çmim janë nderuar gati gjithmonë vetëm të bardhët.

Oskari  për film të huaj shkon në - Iran

Filmi i suksesshëm gjerman "Toni Erdmann", i regjisores Maren Ade nuk fitoi asnjë Oskar. Çmimin si filmi më i mirë në konkurrencën e filmit të huaj fitoi "The Salesman", i regjisorit Ashgar Farhadi. Kjo është hera e dytë që fiton ndonjë film iranian, sepse në vitin 2012 ka fituar  - "Nader dhe Simin - një ndarje".

Frankreich Filmfestival in Cannes (picture-alliance/dpa/S. Nogier)

Ashgar Farhadi - nuk vjen fare!

Farhadi në shenjë proteste nuk ishte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në SHBA. "Mungesa ime është shenjë respekti ndaj banorëve të vendit tim, të cilët u është ndaluar hyrja në SHBA dhe trajtohen në mënyrë jo njerëzore", ishte mesazhi i tij.

Çmimet Oskar janë më të rëndësishmet në kinematografi dhe ndahen në Hollywood që nga viti 1929. Moderator ishte Jimmy Kimmel, i cili në fillim bëri disa barcoleta shumë të mprehta në drejtim presidentit Trump. Aktorja e nominuar për Oskar Meryl Streep, e cila kishte një shkëmbim të ashpër fjalësh me presidentin Trump, u përshëndet me një duartrokitje të veçant nga Kimmel. Ai u tregua shumë i shkathtë edhe me rastin e gabimit, sepse Kimmel mori vet përgjegjësinë për gabimin. "E kam ditur që do ta prishë këtë ceremoni. Premtoj se nuk do të vi më kurrë!", tha ai në fund me një dozë të theksuar humori.

bc/hm/haz/ml (dpa, afp, rtr)