1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bota feston Vitin e Ri!

Bahri Cani1 Janar 2015

Në të gjitha kontinentet është festuar Viti i Ri 2015. Para Portës së Brandenburgut në Berlin u mblodhën gati një milion njerëz, për të festuar ndërrimin e motmoteve.

https://p.dw.com/p/1EDnR
Gëzuar
GëzuarFotografi: Reuters

Pranë Portës së Brandenburgut në Berlin festuan rreth një milion njerëz - me muzikë, disponim të mirë, pije dhe fishekzjarre - ndryshimin e motmoteve dhe ardhjen e Vitit të Ri 2015. Rreth një milion njerëz së bashku numëruan në mesnatë sekondat e fundit të Vitit 2014 dhe ngritën gotat, me dëshirat më të mira për Vitin e Ri. Mijëra raketa shëndritën mbi qiellin e Berlinit. Për disponim të mirë u kujdesën këndëtarët e njohur si David Garrett. Mecosopranistja Katherine Jenkins këndoi "Ode an die Freude", të Beethovenit. Në skenë ndër tjerësh ishte edhe David Hasselhoff, i cili ndër tjerash këndoi edhe "Looking for Freedom", si dhe shumë këngëtarë të tjerë.

Berlin
Festimet në BerlinFotografi: picture-alliance/dpa/J. Carstensen

Pa incidente serioze

Festimi në Berlin llogaritet ndër më të mëdhatë në botë, që u mbajtën nën qeillin e hapur. Shumë rrugë të afërta ishin të bllokuara për shkak të turmës së njerëzve. Organizatorët thonë se të gjitha kanë kaluar në një atmosferë të "relaksuar" dhe pa ndonjë incident serioz.

"New York, New York"

Në kohën kur në Evropë shumica kishin shkuar në shtrat, Viti i Ri u festua edhe në Amerikë. Në Times Square të Nju Jorkut u festua në mënyrë tradicionale me topin e madh të kristaltë dhe simbolet e tjera. Qindra mijëra njerëz festuan me këngët "Auld Lang Syne" dhe "New York, New York". Më parë në skenë ishin edhe yjet si Taylor Swift.

Njo Jork
Dëshira, dëshira...Fotografi: Reuters/K. Bedford

Megjithë temperaturat e akullta, shumë njerëz ishin mbledhur në Times Square që nga mesdita, për të siguruar vendet më të mira në spektaklin që u transmetua drejtpërdrejt në TV. Alkooli dhe fishekzjaerret personale nuk u lejuan, sikur edhe në të kaluarën.

Nju Jork
Nju JorkuFotografi: Reuters/K. Bedford

Nga Samoa deri në Havai

19 orë para Nju Jorkut ardhjen e Vitit të Ri e kanë festuar banorët e Samoas dhe ujdhesave në Paqësor. Viti i Ri 2015 ka nisur atje - rreth 15.000 kilometra larg nga Gjermania - me temperatura verore deri në 30 grad celzius. Më pas kanë festuar edhe Zelanda e Re, Australia dhe vendet e Azisë. Ndërsa më së shumti u deshën të presin njerëzit në Havai, deri të enjten në ora 11, sipas kohës së Evropës së Mesme. Në këtë mënyrë iu dha lamtumira e fundit vitit 2014!