Futboll dhe tenis
11 Nëntor 2007Ekipi i Shtutgartit mbrëmë ka shënuar një fitore të thellë ndaj Bajernit të Mynihut duke u kthyer në një skuadër mjaft të suksesshme në bundesligën gjermane. Ish kampionët kanë mundur në stadiumin "Gotlib Daimler" me rezultatin 3:1 ekipin, që deri tani nuk ka lëvizuar nga pozicioni numër 1 në tabelën e bundesligës.
Fillimisht kanë shënuar vendasit tre gola me rradhë, me Mario Gomez e më pas me mesfushorin Basturk për të vazhduar përsëri me Mario Gomez, i cili do të shënojë edhe golin e tretë për Shtutgartin. Bavarezët arrijnë në pjesën e dytë të shënojnë golin e vetëm me anë të Luka Tonit.
Nga rezultatet e tjera në ndeshjet e djeshme: Schalke-Hamburgu 1:1, Verder Bremen-Karlsruhe 4:0, Dortmund -Frankfurt 1:1, Berlin -Hanover 1:0, Rostok Kotbus 3:2.
Sharapova rikthehet në një formë shumë të mirë
Tenistja Maria Sharapova është rikthyer në formën e saj më të mirë duke mundur Ana Ivanoviç me rezultatin 6:1 dhe 6:2 në kampionatin WTA. Me këtë fitore ajo ka siguruar vendin e gjysëmfinalistes me bashkëkombasen e saj, Cakvetadze. Rusja që u kualifikua për turneun 3 milion dollarësh, vetëm pas tërheqjes së Venus Williams-it, e filloi ndeshjen fuqishëm ndaj rivales serbe. Rezultati i djeshëm flet për nivelin e lartë taktik dhe fizik të ish fitueses së turneut në 2004 , pas dëmtimeve që ajo pati në shpatull.