1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Frank-Walter Steinmeier - President Federal i Gjermanisë

12 Shkurt 2017

Asambleja Federale e zgjodhi Frank-Walter Steinmeier-in Presidentin e 12-të Federal të Gjermanisë.

https://p.dw.com/p/2XQd3
Bundespräsidendentenwahl Merkel gratuliert Frank-Walter Steinmeier
Fotografi: Getty Images/AFP/O. Andersen

Ish-ministri i Jashtëm dhe politikani socialdemokrat, Frank-Walter Steinmeier mori në raundin e parë të zgjedhjeve në Asamblenë Federale 931 vota. Këtë e bëri të ditur Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert. Steinmeieri kishte mbështetjen e të dyja grupeve më të mëdha parlamentare në Bundestag, të CDU/CSU-së, dhe të socialdemokratëve të SPD, që e propozoi. Për postin e Presidentit kandiduan edhe katër persona të tjerë.

Në fjalën e tij, Presidenti Steinmeier bëri thirrje për t'u treguar të guximshëm për ta ruajtur lirinë në Evropë. Themeli i Evropës nuk është i palëndueshëm, por është i fortë, tha ai.

"Po të duam t'u japim guxim të tjerëve, duhet ta kemi atë vetë. Na duhet guxim për ta dëgjuar tjetrin, për të mos e mohuar realitetin, por për ta përmirësuar".

Asambleja Federale për zgjedhjen e Presidentit i përfundoi punimet. AUD