Francë: Bisedime për kërkesat e grevistëve
19 Nëntor 2007Reklamë
Sindikatat e hekurudhave të Francës kanë rënë dakord, që të fillojnë bisedimet me shoqërinë hekurudhore SNFC për planifikimin e reformës së pensioneve. SNCF kishte propozuar një takim për të mërkurën, që do të shënojë fillimin e bisedimeve. Qeveria franceze u tërhoq nga kërkesa e saj, që përfundimi i grevës të jetë kusht për bisedimet.