1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Liu Xiaobo, lirohet nga burgu

Nobelisti i paqes Liu Xiaobo është liruar me kushtë. Të burgosurit iu konstatua një kancer i pashërueshëm në mëlçi, tha avokati i tij.

I burgosuri Fituesi i Çmimit Novel për Paqe, kinezi Liu Xiaobo vuan sipas avokatit të tij nga "kanceri i mëlçisë që është në fazë të avancuar". Shnag Baojun tha për agjencinë gjermane të shtypit në Pekin, se 61-vjeçari është sjellë nga burgu në spitalin e Shenyang të provincës Liaoning, për të marrë trajtimet mjekësore.

Aktivisti për të drejtat civile u dënua në vitin 2009 me akuzën "cënim i pushtetit shtetëror" me njëmbëdhjetë vite burg. Në vitin 2010 ai morri Çmimin Nobel për Paqe. Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve, karrikja e tij ishte e zbrazur. Gruaja e tij Liu Xia qysh atherë mbahet në arrest shtëpie në shtëpinë e saj në Pekin.

Liu Xiaobo ishte kryetar nderi dhe bashkë-autor i "Kartës 08" ku 300 Intelektualë bën thirrje për reforma demokratike, origanizuar nga Klubi Pen. Studiuesi i Letërsisë ka qenë i burgosur disa herë edhe pas lëvizjes së përgjakshme demokratike në vitin 1989 në Pekin.