Fitore e ekipit gjerman të handbollit
7 Janar 2008Pas fitores së lehtë kundër ekipit të Rostokut, (33:26) - (16:10) ekipi mysafir fitoi të dielën kundër ekipit të Malit të Zi, që merr gjithashtu pjesë në Kampionatin Evropian me një rezultat 47:27.
Trajneri i kombëtares gjermane Heiner Brand, tha në Shverin: "Sigurisht që ja dolëm të lëvizim më shpejt se ekiki tjetër, sidomos në sulm. Unë vura re se ekipi ynë luajti me kënaqësi, madje mund të them se më pëlqeu shumë si luajtën këtë rradhë."
Përpara 5843 tifozëve, lojtarët e famshëm gjermanë Dominik Klein dhe Stefan Schröder bënë gola pafund. Schröder u shpreh pas lojës: "Jam i kënaqur sepse bëra gola të mirë. Përveç kësaj besoj se munda ta ndihmojë bashkëlojtarin tim në mbrojtje."
Edhe trajneri Brand dukej i kënaqur me lojtarin e tij Schröder: " Ai i përdori të gjitha shanset që iu ofruan gjatë lojës dhe i plotësoi detyrat e tij."
Vetë Stefan Schröder tha: "Aktualisht ndodhemi në një situatë tepër konkurruese. Prandaj është e qartë se secili nga ne do të dëshmoje së çfarë është në gjendje të bëjë brenda 30 minutave të lojës."
Trajneri Brand është i kënaqur: "Sot patëm një lojë të ngjashme me atë të përpara 1 viti. Të them të drejtën mu drodh mishi nga ngazëllimi."