Fitore e ekipit gjerman të biatlonit për femra në hapje të Kupës së Botës në Oberhof
7 Janar 2008Simone Denkinger, Andrea Henkel, Kathrin Hitzer dhe Kati Wilhelm lanë 12,2 sekonda pas në vend të dytë Francën me 1 orë 15 minuta dhe 41,1 të qindtat. E treta u rendit Rusia me 26 sekonda diferencë.
Biatletja e parë Diekinger nuk ishte aq e kënaqur me formën e vet, por edhe më e gëzuar për formën e kolegeve të tjera të stafetës: 'Më ngushëllon disi fakti që megjithatë ia dolëm të fitonim para publikut gjerman dhe fitorja flet qartë për formën e tre shoqeve të skuadrës.'
Ndërsa Kati Wilhelm do të shprehej: 'Po, u pa: pjesë e stafetës janë katër biatlete dhe besoj se kjo e sotmja ishte një stafetë interesante. Mendoj se nuk do të kishte qenë mirë sikur të kishim pasur epërsi të madhe.'
Kurse trajneri i kombëtares Uwe Müßiggang tha: 'Mendoj se nuk duhet të startosh për të zënë vendin e dytë ose të tretë, por duhet të luftosh fillimisht për fitoren.'