1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fiter Bajrami

Autoritetet më të larta të Tiranës u kanë uruar festën besimtarëve myslimanë.

default

Me lutje drejtuar Allahut, qindra besimtarë myslimanë të Tiranës kremtojnë sot Bajramin e Madh ose Fiter Bajramin. Me diten e sotme për ata mbaroi edhe Muaji i Shenjtë i Ramazanit, muaji i agjërimit, i adhurimit për Zotin, muaji i meditimit dhe i forcimit të lidhjeve shoqërore dhe familiare. Bajrami i madh është për besimtarët myslimanë dita e devotshmërisë, e solidaritetit dhe vëllazërisë.


Ceremonia e rastit dhe ritet në Tiranë filluan që në mëngjes, kur besimtarët e shumtë u mblodhën në xhaminë e madhe të Ethem Beut , në sheshin Skëndërbe..

Bledar Myftari , myftiu i kësaj xhamie dhe nënkryetar i Komunitetit mysliman të Shqipërisë duke përshëndetur qindra besimtarët e mbledhur në shesh tha se " Bajrami i madh është gëzim jo i individit por i shoqërisë"

Myftiu i Tiranës ka përfituar nga festa për të përsëritur kërkesën e kumunitetit mysliman për të marë nga Bashkia e Tiranës lejen e ndëtimit të një xhamie të madhe në qendër të kryeqytetit. " Dy komunitetet e tjera, ai ortodoks dhe katolik, kanë katedralete tyre në qendër të Tiranës" tha Bledar Myftari.


Autoritetet më të larta të Tiranës i kanë uruar festën besimtarëve myslimanë.

" Bajrami i madh është dita për më shumë reflektim brenda vetes, për më shumë altruizëm" tha Presidenti i Republikës Bamir Topi


" Gëzuar këtë ditë të shenjtë , të bardhë që nderon sakrificën e njeriut për Zotin, për të mirën e vetes, familjen, shoqërisë dhe kombit." u përcolli urimet e tij besimtarëve myslimanë kryeministri Berisha .


" Mesazhet e Bajramit të Madh janë mesazhe paqeje, solidariteti, mirëkuptimi për njerëzit. Janë mesazhe, që tregojnë se paqja sjell edhe mëshumë zhvillim dhe prosperitet" tha Kryetari i opozitës dhe i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.


Ani Ruci / Tiranë

►◄




  • Data 30.09.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FRm2
  • Data 30.09.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FRm2